********************************
Shtėpia fle e shpirti vuan gjatė:
njė mijė zera pėrqark, asnjė fytyrė,
njė mijė fjalė si bletė dhe asnjė varg,
njė mijė thirrje nė xham, asnjė pasqyrė.
Afrohu, orė e lumtur e poetit!
* * * * * * *
Duhet tė shkruaj patjetėr,
po deri te letra e bardhė
zverdhon njė tufė flakėsh.
Si tė kalosh pa u djegur?
Si ta shtypėsh kalemin
Kur ėngjėlli i pazbutur
dridhet nėpėr gishta?
Ka disa kohė qė shkrimi i poezisė
mė shkakton vuajtjen dhe dehjen
e dhurimit tė gjakut.
Kur vjen ora.
Endu, endu fije-fije shpirt -
flamur i kuq triumfi,
mandile e bardhė dashurie,
pasqyrė e kthjellėt fytyrash
deri nė fund njerėzore...
Afrohu, orė e lumtur e poetit!
********************
Njė ditė pushim pėr nėnėn! Nuse, mbesa!
Merruni ju me zogjtė e pulės, rosės!
Kėmba kėmbės ndiqini nė arė, nė kanal,
nė ferrė!
Nė ėndėr shihni, sa po tu mbyllėn sytė
nė zheg!
Pėrpjetė hilluni, pėrgjoni mos vjen hutini!
Njė javė pushim pėr nėnėn! Miq, shokė!
Rralloni ardhjet, kafenė, rakinė!
Nėna nuk do tė bėhet verem nė kuzhinė!
Nėna tė ulet nė nim, tė dėgjojė
rubrikėn e lajmeve, kėngėve,
kėshillat e mjekut Hamdi Sulēebe,
enciklopeninė!
Tė shijojė vizatimet e zogjve nė qiell,
lojėn e hijeve pikadritave nė ajėr!
Dy javė pushim pėr nėnėn! Fėmijė tė
prapė!
Pėrkundini lugėt urtė e butė nė pjatė!
Duroni gjembat, plagėt e lojės!
Shkoni vetė nė burime, nė mensa!
Mos i padisni mėsuesit, o kokėkrisur!
Nėna tė rrojė e qetė tani!
Tė ngulet nė karrige, tė shohė nė TV
filma!
Tė pėrgjumet vonė, tė flerė zhveshur tetė
orė!
Tre javė pushim pėr nėnėn! Pemė, pemė!
Qėndrojini erės, vapės!
Nėna ėshtė plakur,
meriton hijen, frutat, jo hallin tuaj!
Njė muaj pushim pėr nėnėn! Motra,
vėllezėr!
Mėsoni tė qeshni ēiltėrsisht pėrherė!
Nė rrugėt ku ecni, kujtoni: rron nėna,
pas dore la pėrrallat, pėrqafimet,
fisnikėrisht njė vit e jeton sa pėr dy.