Friedrich Nietzsche1
1.
Fishta, kur nisi
aventurėn letrare pėr tė
krijuar eposin artistik
tė popullit shqiptar,
pėrcaktoi objektivin e
saj, qė ishte Marash Uci
e tė bijtė e Calėve;
konfliktin e tyre me
krajl Nikollėn e Cetinės
e carėt e Moskovit, me
sulltanin e Stambollit e
regjėt e Evropės. Ai
zgjodhi tetėrrokėshin
dhe, pėr tė kėnduar sė
bashku me tė nė
Lahutė tė Malcis,
thirri njė Zanė, qė ne e
kemi quajtur
konvencionalisht Zana e
Frymėzimit. Do tė kishte
mjaftuar ajo figurė
mitologjike, e pranishme
nė tė gjithė episodet e
veprės, pėr tė dėshmuar
ngjizjen mitologjike tė
Lahutės sė Malcis.
Por jo vetėm kaq. Figura
e Zanės sė Frymėzimit na
sugjeron tė dallojmė
origjinalitetin epik tė
Fishtės, lirizmin nė
Lahutė tė Malcis,
ironinė dhe, veēanėrisht,
lehtėsinė e rrėshqitjes
sė poetit nga realja tek
jorealja e anasjelltas,
gjėra qė pėrbėjnė
pėrgjithėsisht magjinė e
verbit fishtjan. Por
Fishta nuk u mjaftua
vetėm me krijimin e
Zanės sė Frymėzimit. Ai
krijoi edhe personazhe
tė tjerė mitologjikė:
Orėn e Shqipėrisė dhe
Orė tė tjera, Zanėn e
Madhe dhe Zana tė tjera,
Dragonjtė e Kuēedrėn,
Lugetėrit, Shtrigat,
Floēkėn. Tė gjitha kėto
figura pėrbėjnė shtratin
mitologjik tė Lahutės
sė Malcis: kėnga e
11-tė mban titullin Lugati,
sikundėr e 16-ta Kuēedra
dhe e 24-ta Zana e
Vizitorit. Edhe Gjaku
i marrun e Koha e re
(kėngėt 25, 26) e ndonjė
tjetėr u kushtohet
krejtėsisht ose
pjesėrisht
Shtojzovalleve, tė cilat
janė tė kudogjendura nė
vepėr, shpesh herė sė
bashku me figura tė
tjera mitologjike.
2.
Nė
kapėrcyell tė shekujve
XIX-XX apo, mė saktė, nė
fillimshekullin e 20-tė
kur zė fill Lahuta e
Malcis dhe Fishta
kėndon mitet e lashta,
gjuha shqipe gjallonte e
pamėsuar nėpėr shkolla,
nocioni shqiptarizėm
qarkullonte kryesisht
ndėr intelektualė
atdhetarė tė diasporės,
tė cilėt deri atėherė
kishin krijuar njė
letėrsi tė
konsiderueshme nė gjuhėn
amtare. Nė mungesė tė
letėrsisė sė kultivuar,
nė popull gjallonte njė
letėrsi e pasur gojore
ku elementet fantastikė
dhe figurat mitologjike
bashkėjetonin besueshėm
me figura historike tė
sė kaluarės sė largėt e
tė afėrme. Kėshtu,
besohej se Skėnderbeu
dhe Lekė Dukagjini
kishin lindur Dragonj,
ashtu si konsiderohej
Dragua edhe njė hero i
ditės si Mehmet Shpendi,
qė luftonte maleve pėr
mbrojtjen e trojeve
shqiptare prej
shovinistėve sllavė. Kjo
mendėsi vinte deri nė
Shkodėr, qyteti mė i
madh nė Ballkan i
Perandorisė Osmane, ku
ishte krijuar njė
bėrthamė intelektualėsh
me kulturė
evropiano-perėndimore qė
inspironte Rilindjen
Kombėtare. Duhet shtuar
se, sė bashku me besime
popullore, bashkėjetonin
edhe bestytni tė
importuara orientale. Nė
kėtė realitet tė pėrzier
fantazish, Fishta kėndon
mitologjinė thjeshtė
shqiptare, atė qė
rridhte prej bjeshkėve
tė larta ku historia
ishte ende mit dhe miti
pėrjetohej ēdo ditė si
realitet epik.
3.
Kur
shkruhej Lahuta e
Malcis, nė tė cilėn
fillesa mitologjike zė
vend tė rėndėsishėm nė
strukturėn e veprės2,
komunikimi i
intelektualėve me kombin
nuk ishte i lehtė.
Shqiptarėt, pothuajse nė
masė, nuk dinin tė
shkruanin dhe tė lexonin
nė gjuhėn e tyre.
Gjithēka qė krijohej nė
shqip botohej thuajse e
gjitha nė diasporė. Edhe
Fishta fillimet letrare
i ka te revista
Albania e Faik Konicės
qė botohej nė Bruksel.
Madje edhe bleni i parė
i Lahutės sė Malcis
u shtyp me ndėrmjetėsinė
e Faik Konicės nė Kroaci
me 1904-5. Fishta
nėnshkroi me pseudonimin
Kangė Popullore, sepse
orientimi i veprės sė
tij ishte vėrtetė pėr
popullin shqiptar,
pėrfshirė edhe atė masė
qė nuk dinte shkrim e
kėndim, por jetonte
estetikisht kohėt
mitike. Lahuta e
Malcis do tė
lexohej pak a shumė si
kėngė folklorike, duke
qarkulluar gojė mė gojė.
Ky fakt duhet
konsideruar risi letrare
e guxim artistik nė
letrat shqipe, njė
gjetje qė pėrbėn kyēin e
suksesit tė veprės
Lahuta e Malcis, sė
cilės Fishta ia dha
dorėn pėrfundimtare mė
1937. Tė shprehemi
qartė: jo folklorizmi
pėrbėn risinė dhe kyēin
e suksesit tė njė vepre
letrare, si janė
shprehur shpesh herė
edhe nė mėnyre
spekulative pėr eposin
fishtjan. Por komunikimi
i fuqishėm
ideo-emocional i njė
vepre letrare me tė
gjitha shtresat e
shoqėrisė, duke filluar
nga intelektualė tė
shquar tė kohės si
Lasgush Poradeci3 e
Eqrem Ēabej4, qė me
gjuhėn e Umberto Ekos do
tė cilėsoheshin Lexues
model tė nivelit tė
dytė5, e deri tek ai
bariu, lexues i
nivelit tė parė, qė nuk
dinte shkrim e kėndim,
por e ndjente bukurinė e
fjalės shqipe qė tė
ngazėllen e tė shiton si
pingėrimė Zanash.
4.
Na
duhet tė theksojmė se
edhe areali i figurave
mitologjike nė Lahutė
tė Malcis nuk ėshtė
folklorizėm, sado qė
derisa Fishta i rikrijoi
nė veprėn e tij, qeniet
mitologjike ekzistonin
vetėm nė folklor e nė
besime popullore. Kulti
i Zanave, psh, ėshtė
ruajtur i gjallė, si
mbijetojė e njė Panteoni
tė hershėm mitologjik tė
bashkėsisė fshatare ndėr
male deri nė
shekullin XIX e nė
fillim tė shekullit XX,
aty-kėtu edhe pas Luftės
sė Dytė Botėrore.6
Madje kulti i Zanave nė
Shqipėri ėshtė edhe
shumė mė i hershėm se sa
ėshtė menduar prej atyre
qė e kanė pėrafruar me
Dianėn e romakėve, e
cila kishte marrė
atributet e Artemidės sė
grekėve. Ēabej shkruante
se te kjo Diana kemi tė
bėjmė me njė
interpretatio latina
tė njė hyjnie epikore
(vendore) pararomake7.
Kėshtu mund tė flitet
edhe pėr Floēkėn e Ranės
sė Hedhun qė del nė
Lahutė tė Malcis si
njė mit i etnogjenezės
sė stėrlashtė tė rodit
tė shqiptarit, si dhe
pėr Dragonjtė,
gjithashtu, dėshmi tė
prejardhjes mitologjike
pellazgo-ilire, tė cilėt
vijnė nė veprėn e
Fishtės me pėrmbajtjen
simbolike tė ndryshme
ose mė tė hershme se
pėrmbajtja simbolike qė
ata demonė kishin marrė
nė epokėn antike
greko-romake e biblike.
5.
Ndryshe
i ka sjellė nė letėrsinė
e shkruar shqipe edhe
Pjetėr Bogdanin
(1630-1689) tė dhjetė
Sibalat e ciklit tė
poezive kushtuar atyre
nė veprėn madhore
Cuneus Prophetarum (Ēeta
e Profetėve, 1685).
Madje ai edhe i ka
shqiptarizuar Sibilat,
figurat parakristiane tė
mitologjisė mesdhetare,
duke u vėnė emra
krahinash arbėrore, si:
Shkodranja, Zadrimorja,
Kosovarja etj.8 Bogdani
shkruante se kishte
dashur ti veshte
Sibilat me kostume
shqiptare pėr tė dhėnė
ngjyrėn e atij populli
tė varfėr dhe pėr ti
ngushėlluar sa kam pasur
mundėsinė.9 Ndėrsa
Fishta kėndon Zanat,
Dragonjtė... si njė
pasuri tė rrallė e deri
atėherė tė palanēuar tė
kulturės shqiptare, pasi
kishte bėrė tė vetin
parimin e Niēes se pa
mitin, ēdo kulturė e
humbet karakterin e saj
tė gjallė krijues,
humbet forcėn e vet tė
natyrshme, sepse
horizonti i artit hapet
vetėm pėrmes mitit,
ėshtė ai qė e bėn tė
jetė njė, tė jetė
unik.10 Nga ana tjetėr,
ai nuk kėrkoi mite tė
njohura si Sibilat pėr
tė shqiptarizuar e as
pėr tė shartuar, ndoshta,
nisur pėrsėri nga njė
parimi tjetėr i Niēes qė
thoshte:Nuk ėshtė e
lehtė tė shartosh njė
mit tė huaj me tėndin,
pa dėmtuar bimėn amė,
ndodh qė druri tė jetė
aq i fortė dhe i
shėndetshėm, saqė
skalon shumė dhe e
largon tė huajėn nga
vetja, por si rregull,
ajo vetė fishket e
thahet, vdes.11 Mė nė
fund duhet thėnė se
Fishta u kundėrvihet
pseudointelektualėve tė
kohės e mė pėrtej, pasi
ka vėnė re se kulimllėku
vagabond-modern (shqiptar)
kėrvesh buzėt mbi
thjeshtėsinė e artė tė
mitologjisė sonė
kombėtare, si shkruan
ai nė vitin 1933 nė
parathėnien e Kanunit tė
Lekė Dukagjinit.12
6.
E
gjithė lėnda mitologjike,
me tė cilėn u mbrujt
Lahuta e Malcis
ėshtė vetėm shqiptare
dhe krejtėsisht pagane.
Ajo mitologji ka
ekzistuar paralel me
mitologjinė greko-romake
e biblike, ashtu si
gjuha shqipe ėshtė
zhvilluar paralel me
gjuhėn greke, romake e
latino-kishtare.
Mitologjia shqiptare ka
mbijetuar pėrgjithėsisht
e pandikuar nga
mitologjia greko-romake
e biblike ashtu si rodi
i shqiptarit kishte
mbijetuar strukur
thellėsive tė maleve, sė
paku, deri nė kohėn kur
shkruhej Lahuta e
Malcis gjatė viteve
1902-1937. Nė qoftė se
do tė pėrdornim
formulimin e studiuesit
Krist Maloki, qė
pėrfaqėson
kėndvėshtrimin
psikanalist nė kritikėn
letrare shqiptare, do tė
gjenim te Fishta poetin
qė ka hulumtue e gėrmue
ner minat e shpirtit tė
kombit Shqiptar... ka
zdypė fellė e ma fellė
kah gurrat e fshehta tė
shpirtsisė natyrore
arbėrore... kah shpella
e magjishme tOrėve,
Zanave dhe
Shtojzovalleve tė njė
mystike tė
pėrvėlueshme13.
7.
Sado
qė Fishta e fillon
Lahutėn e Malcis me
vargun Ndihmo Zot si
mke ndihmue... dhe
e mbyll me dyvargėshin Si
premtue kish Perėndia,
prapė zonjė nveti duel
Shqipnia; sado qė
nė atė vepėr togfjalėshi
pėr Atme e Fe,
qė ishte programi
ideologjik i klerit
franēeskan nė Shqipėri,
pėrsėritet herė pas
here, Lahuta e Malcis
ėshtė cilėsuar pak a
shumė si vepėr laike. Nė
kėtė pėrfundim nuk kanė
arritur studiuesit
ateistė, ēfarė mund tė
merrej si njė konkluzion
tendencioz. Njė formulim
tė tillė e ka bėrė
kolegu i tij, jezuit at
Zef Valentini, studiues
i vėmendshėm i
Lahutės sė Malcis
dhe njė ndėr njohėsit mė
tė mirė tė historisė,
kulturės dhe letėrsisė
sė gropės sė Shkodrės e
mė gjerė. Ai shkruan mė
1973 te revista Shejzat
se Fishta ka qenė
midis misionarėve mė tė
lartė katolikė qė
shėrbyen aso kohe nė
Shqipėri, por -
shton Valentini - sot
ka ardhur koha tė flitet
qartė edhe pėr njė lloj
afetarizmi tė kryeveprės
sė tij Lahuta e Malcis.14
Valentini nuk e
argumenton mendimin e
shprehur, por ne
mendojmė se argument i
mjaftueshėm pėr tė
arritur nė njė pėrfundim
tė tillė ėshtė fakti se
mitologjia e Lahutės
sė Malcis nuk ka
marrė thuajse asgjė nga
mitologjia biblike,
ēfarė do ti shkonte njė
vepre tė shkruar nga njė
klerik, ajo nuk ka marrė
as nga mitologjia
greko-romake, ēfarė do
ti shkonte njė autori
qė kishte studiuar me
themel nė gjuhėt
origjinale letėrsinė e
vjetėr greke dhe atė
latine.
8.
Studimet e deritanishme
e kanė shpėrfillur
shpesh herė subjektin
mitologjik tė
Lahutės sė Malcis
ose e kanė trajtuar si
njė fillesė artistike tė
dorės sė dytė a tė
tretė, duke i kushtuar
vėmendje tė merituar
vlerave tė tjera
pėrmbajtėsore dhe
artistike qė nuk janė tė
pakta nė vepėr. Madje,
ndonjė studiues i sotėm
arrin nė konkluzione jo
tė qėndrueshme duke e
quajtur Lahutėn e
Malcisė tė shpallur
ep religjioz15,
pėrkundrejt
klasifikimeve tė
derisotme si epos klasik
apo heroiko-pastoral,
poemė epike apo edhe
epiko-lirike. Kjo ka
ndodhur pikėrisht se
ėshtė shpėrfillur lėnda
mitologjike e veprės, e
cila jo vetėm shtrihet
dukshėm nė njė tė pestėn
e veprės (tėrėsisht nė
kėngėt Lugati,
Kuēedra, Zana e
Vizitorit, Gjaku i
marrun, Koha e Re dhe
pjesėrisht nė shumė
kėngė tė tjera), por
edhe sepse ajo lėndė
pėrbėn indin
kompozicional tė tė
gjithė veprės, pasi
siguron vijimėsinė e
episodeve dhe unitetin e
tyre. Nėse do tė
studiohet Lahuta e
Malcis thjeshtė si
njė ngjizje epike e
periudhės sė romantizmit
tė vonė nė Ballkan,
atėherė do tė arsyetohej
mė bindshėm edhe lėnda
historike nė tė, ashtu e
pėrzier me figurat
mitologjike dhe e
mbrujtur me njė gjuhė tė
gjallė dhe tė pasur
popullore; do tė
konkludohet mė saktė pėr
llojin e epikės
fishtjane tė shpallur
apo tė pashpallur; do tė
arriheshin edhe shumė
konkluzione tė
qėndrueshme pėr
individualitetin krijues
tė autorit tė saj qė
tashmė ėshtė kthyer nė
model klasik tė letrave
shqipe.
9.
Fakti
qė figurat mitologjike
shqiptare vijnė fuqishėm
nė letėrsinė e shkruar
shqiptare kaq vonė, nė
fillimshekullin XX, nuk
duhet paragjykuar si
njė fenomen i vonuar nė
letėrsi, krahasuar me
letėrsinė e vendeve tė
zhvilluara, pėrfshirė,
psh, letėrsinė dhe
kulturėn gjermane me
Richard Wagnerin
(1813-1883), shkrimtar
dhe kompozitor i shquar
i romantazmit evropian,
veprat e tė cilit ishin
rikrijim i subjekteve
dhe figurave mitologjike
gjermanike, veēanėrisht,
tė eposit tė
Nibelungėve. Ndikimi i
Wagnerit te Fishta, po
tė studiohej me atė
qėllim, do tė dilte
shumė mė i dukshėm se sa
pėrafėrsitė e Lahutės
sė Malcis me eposin
homerik (apo
virgjilian), gjė qė
ėshtė rrekur tė
argumentojė albanologu
austriak Maksimilian
Lambertz16 e tė tjerė
pas tij. Aq mė pak, do
ti shkonte kujt ndėr
mend tė penalizonte
Fishtėn dhe letėrsinė
shqiptare tė pėrfaqėsuar
prej tij, si njė letėrsi
folklorizante, gati-gati
duke pėshpėritur nėn zė
pėr Lahutėn e Malcis:
mė mirė tė mos ishte
shkruar fare, se na ka
veēuar prej rrjedhave
bashkėkohore tė
letėrsisė
evropiano-perėndimore.
Pėr ndryshe, duke e
pranuar Lahutėn e Malcis
si njė vepėr tė fundit
tė romantizmit evropian
dhe, me kėtė
kėndvėshtrim, duke
arsyetuar edhe
mitologjizmin e saj dhe
mbėshtetjen aktive nė
folklor, si njė vlerė tė
mirėfilltė artistike,
gjykimet tona do tė
mbeteshin mė realiste,
qoftė porsa i pėrket
vendit qė zė ajo vepėr
nė hapėsirat e letėrsisė
shqiptare, qoftė nė
rrafshin krahasues me
zhvillimet e letrave
evropiane. Mund tė
kujtojmė kėtu se nė
vitin 1906, kur Fishta
niste botimin e
Lahutės sė Malcis
(mė 1904-5 botohet cikli
i kėngėve tė Marash Ucit
dhe mė 1907 cikli i
kėngėve tė Oso Kukės, qė
i bie afėrsisht njė e
treta e veprės) nė
Evropė vlerėsohej me
Ēmimin Nobel italiani
Karduēi (1835-1907), qė
nė vendin e tij
konsiderohej poeti i
fundit romantik.17 Nė
njė kėndvėshtrim mė tė
guximshėm, pėr
shfrytėzimin e miteve
nga Fishta dhe
rikrijimin e tyre, sipas
modeleve tė letėrsisė
gojore, mund tė shtonim
se ai ishte nė tė
njėjtėn paralele me
zhvillimet estetike
evropiane tė kohės sė
tij. Autori i Lahutės
sė Malcis ishte nė
vazhdėn e atyre
shkrimtarėve romantikė,
pėr tė cilėt ėshtė thėnė
se nė krijimtarinė e
tyre pati gjallėrim edhe
njė lloj mitologjizmi i
ri, i cili i parapriu
mitologjizmit
modernist.18
Shėnime
1
Friedrich Nietzsche,
Lindja e
tragjedisė,
pėrkthyer nga Jorgji
Doksani, Eugen,
Tiranė, 2001,f.183.
2
Nė strukturėn e
poemės Lahuta e
Malcis futet, si
njė nga pėrbėrėsit
mė tė rėndėsishėm,
edhe fillesa
mitologjike,
Alfred Uēi, Pesė tė
mėdhenjtė e
letėrsisė shqipe:
N.Frashėri,
Gj.Fishta, F.Konica,
M.Kuteli, Migjeni,
Vatra, Shkup 2003,
f.59.
3
Nė artikullin
Gjergj Fishta,
shkėmb i tokės dhe
shkėmb i shpirtit
shqiptar, shkruar
mė 1941, Lasgushi e
cilėson veprėn
Lahuta e Malci
si njė vepėr
shkėlqimėrisht
realiste dhe
autorin e saj
frymėtar i fjalės
(Lasgush Poradeci,
Vepra 2, Onufri,
Tiranė 1999, f.72).
4
Lahuta e Malcis
ėshtė... vepėr
arti e plotė, e
pėrsosur dhe e
pėrkryer nė
vetveti, shkruan
Eqrem Ēabej nė
artikullin Epika e
Gjergj Fishtės,
botuar nė Gjergj
Fishta, pėrmbledhje
studimesh, botim i
revistės
Shkėndija, Tiranė,
1941, f.40.
5
Umberto Eco, Pėr
letėrsinė,
pėrkthyer nga Donika
Omari, Dituria,
Tiranė 2007, f. 214.
6
Mark Tirta,
Mitologjia ndėr
shqiptarė,
Tiranė 2004, f.112.
7
Eqrem Ēabej,
Studime gjuhėsore
V, Rilindja,
Prishtinė 1975,
f.160.
8
Pjetėr Bogdani,
Kėngėt e Sibilave,
pėrgatitur me
shėnime nga Engjėll
Sedaj, Albas, Tiranė
2002, f.17, si dhe
Ibrahim Rugova
Vepra e Bogdanit,
Tiranė 1990, f. 148,
i cili nuk pėrdor
shprehjen
shqiptarizim i
Sibilave, por
konstaton se nė
kėto vjersha Bogdani
inkuadron njė
topografi tė
vendit. Mitologjinė
biblike e sjell nė
letėrsinė e shkruar
shqiptare edhe
Pjetėr Zarishi
(1806-1866), shih
Tonin Ēobani
Pjestėr Zarishi dhe
krijimi i
rruzullimit, Toena,
Tiranė 2007. Pas tij
edhe Mjeda i
drejtohet
mitologjisė
kombėtare kur
shkruan o Shkodėr,
o mori e dragojve,
shih Mentor Quku,
Mjeda 2 Ilar, Tiranė
2006, f. 552-553.
9
Pjetėr Bogdani,
Letra dhe
dokumente,
pėrgatitur nga
Odette Marquet,
Shkodėr 1997, f.462.
10 Friedrich
Nietzsche, vepėr e
cituar, f.183-184.
11 Friedrich
Nietzsche, vepėr e
cituar, f.187.
12 Fishta flet pėr
disa shqiptarė qė
kishin kaluar nėpėr
shkolla, por qė
shkolla, nėpėr tė
cilėn paten qenė
pėrshkue, nuk
mbėrriti me ua
qeruae shpirtin
krejt prej zdramit
tė do parimeve
sterilizuese e
shkatėrrimitare e as
me ua heqė atė
lėmashk pedantizmi e
kulimllėku
vagabond-modern,
qė ata e quajnė kulturė,
pėrbuzin njomėsinė e
valleve popullore,
bajnė nė asgja
bukurinė gjithmonė
tė njethtė e tė
kerthnestė tė
rapsodive kreshnike,
kėrveshin buzėt
mbi randėsinė e
vendimeve tė kanunit
dokėsor droit
coutumier mbi
thjeshtėsinė e artė
tė mitologjisė,
tė pėrrallave e mbi
mbarė folklorin
tonė kombėtar,
Gjergj Fishta, Vepra
10, Publicistika, EB
Gjergj Fishta,
Lezhė 2004, f.443.
13 Krist Maloki, Refleksione
kritikė (letrare),
analiza dhe mendime,
pėrgatitur prej
Albert Ramės, Faik
Konica, Prishtinė
2005, f.97.
14 At Giuseppe (Zef)
Valentini, Vepra I
(Publicistikė,
studime dhe tekste),
Plejad, Tiranė 2005,
358.
15 Kujtim M. Shala,
Shekulli i
letėrsisė shqipe,
Buzuku, Prishtinė
2006, f.180.
16 Maksimilian
Lambertz nė fakt ka
qenė njė nga
studiuesit mė serioz
tė Lahutės sė Malcis.
Nė artikullin Homeri
dhe epopeja e
shqiptarėve, sipas
pėrkthimit tė
dr.Rexhep Krasniqit
(revista Shejėzat,
Romė 1973,
f.332-336), ka vėnė
nė dukje edhe
dallimet esencale tė
veprės sė Fishtės me
atė tė Homerit. Ai
shkruan: Me
shquemjen e kėtyre
pėrgjasimevet, nuk
pretendoj se Fishta
ka imitue Homer-in
nė tanėsi. Shumė
pjesė me randėsi tė
Lahutės janė tipike
shqiptare dhe nuk
kanė tė bajnė fare
me Homerin (f.335).
17 LUniversale
letteratura, volume
II, La grande
Enciclopedio
tematika 5", Milano
2003, f.1210.
18 Alfred Uēi, Mitologjia,
folklori, letėrsia,
Tiranė 1982, f.135.