Indexi 
    Home Shqip 
    Letersia 
    Histori 
    Humor 
   Foto-Albumi 
     Forumi 
Kallmeti Online 
   Gazetat Shqipe 
   TV  Shqip
    Koriozitete
    Turizem
    e-mail
    PHP_Nuke
    Horoskopi
     Chat
     
Dritarja e fjales
   Kontakt 
 
Bashkia e Lezhes 
Frederik Ndoci 
Kallmeti Online 
Mirdita Online 
Toplista-Memedheu 
Shkodra Online 
Albemigranti 
 



Lekė Gjoka
Writer


Bio
Lekė Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 nė Kallmet tė Lezhės, njė nga fshatrat mė tė bukura nė Shqiperinė e Veriut, me njė gjelbėrim tė pėrhershėm, me ujėra tė bollshėm, me njerėz punetorė e artdashėsh. Kėtė fshat e identifikojnė edhe me verėn e tij tė famshme "Kallmet", e tė tjeret e indetifikojne me leksikografin e parė shqiptar, e patriotin e madh Frang Bardhi. Autori Lekė Gjoka nė fillim tė vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit tė komunizmit, qė kėrkonin tė merrnin, nė varrin greminė qė po binte, me qindra jetė djaloshare, arratiset nga ushria nė Ersekė tė Kolonjės pėr nė Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini, ku nis tė botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi nė gazetėn "Egnatia", qė botohej nė Greqi nga Koleci. Lekė Gjoka ėshtė njė fitimtar i pėrhershem mbi rropatjet e tranvajat e jetės. Nė vitin 2001 botoi vėllimin e parė poetik "Lotėt e puthjes", qė pasoi nė vitin 2003 me vėllimin e dytė "Diellin e kapa pėr veshėsh"."Dallgezim i oqeanit shpirteror" 2008.

Cikle me poezi janė botuar nė antologjinė poetike: 1- "Ballada e largėsive" (1995), 2- 45 poetė pėr Lezhėn" (1996), 3- "Pas Migjenit (2001), si dhe nė mjaft gazeta si nė Diasporė, ashtu edhe ne Tiranė, Prishtinė, etj. Drejton nė internet faqen Lezhe Online,Kallmeti Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU si dhe Albemigrat dhe nje mori listash te tjera...
Qė nė vitin 1998 jeton nė Jacksonville, Florida, SHBA sėbashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijėt Donald dhe Daniela Gjoka...

 

Cikel poetik Proze tregim Kritike Letrare

 

 

 

Kritike Letrare per poezite e Lek Gjokes nga Klajd Kapinova New York USA


E dua Floridėn, por mė shumė mall kam pėr Kallmetin e vendlindjes

Poeti Lekė Gjoka buzė valėve tė Oqeanit Atlantik thuri vargjet se “Diellin e kapa pėr veshėsh”

 




Nga Klajd Kapinova
Manhattan, New York
Klajd Kapinova


Metrotė nė New York, qė lėvizin nė drejtime tė ndryshme drejt zemrės sė ShBA-sė (Manhattan), marrin me vete miliona udhėtarė. Tė gjithė nxitojnė, qė tė shkojnė nė orar nė punė me tren dhe makinė. Shpesh amerikanėt zyrtarė, nėpunės tė thjeshtė, punėtorė dhe turistė tė zakonshėm, nė tren shfletojnė nxitimthi ndonjė revistė, gazetė. Pėr ato qė kanė udhė tė gjatė drejt punės njė roman, “love store” apo njė me libėr me poezi ėshtė shumė e preferuar...
Kur udhėtoj nė Metro me tren nga Pelham Pkwy nė drejtim tė Manhattan-it shpesh nė ēantė marr me vete ndonjė libėr apo gazetėn e preferuar italiane “America Oggi”.
Para dy jave, nė postė mė erdhi njė pako me dy libra tė poetit Lekė Gjoka nga Lezha me banim nė Florida. I mora nxitimthi dhe u nisa drejt stacionit tė trenit.
Dielli mė shoqėronte kudo edhe pėrballė “Statujes sė Lirisė”, qė mė kujtuan disa vargje poetike tė shkruar nga emigrantja Emma Lagurus. Nė dorė kisha njė tjetėr libėr me poezi tė shkruar kėsaj radhe nga njė bashkėemigrant shqiptar... Rashė nė meditime gjegrafike dhe astronomike, se rreth Diellit sillet gjithė sistemi ynė diellor. Planetet rreth diellit, prej miliarda vitesh bėjnė ritin e zakonshėm tė rrotullimit rreth orbitės sė tyre dhe Diellit. Kontinentet me 6 miliard banorė, zgjohen e flejnė brenda katėr stinėve tė vitit nėn tė rrezatimin jetėsor tė Diellit. Ky motiv pėrsėritet edhe nė shtetin e bukur tė Floridės bregdetare, ku poeti Lekė Gjoka ėshtė pėrpjekur figurativisht disa herė tė kapė pėr veshėsh Diellin, qė rrezet e veta ua dėrgon edhe vendlindjes sė tij tė dashur Kallmetit nė Lezhė.
Pas njė pėrvoje nė vėllimin e parė poetik “Lotėt e puthjes”, tė gatuar nė Florida dhe pjekur nė njė shtypshkronjė nė Shqipėri, ai falė talentit dhe pasionit tė zjarrtė pėr poezinė thur vargjet e prozė sintetike, me ndjenjat mė tė ngrohta tė shpirtit tė zhuritur plot mall pėr vendlindjen.
* * *
Nė vėllimin e dytė poetik: “Diellin e kapa pėr veshėsh” (Tiranė, 2003) Lekė Gjoka, kundron me frymėzimin nga “Toka e premtuar”, netėt e nxehta ekzotike, tė veshur hijshėm me deshirėn e etur pėr liri, ku, askush nuk mund tė guxojė tė vrasė liritė, zemėrimin e valėve tė bukura tė Atlantikut, tek “gjuajnė me shkelma” ose puthin nė infinit bregdetin e frutave tė mrekullueshme ekzotike floridiane...
Nė tė gjithė ciklin me tematikė tė pasur poetike (58 krijimet artistike), sido qė t’i lexosh, ato ēlirojnė ndjesi emocionale sa herė qė i lexon me endje. Pėrkitas me idetė e autorit tė parathėnies, mendoj pas pėrtypjes sė kėndshme poetike, pėrmes kėsaj sofre tė bukur vargėzimesh, autori Gjoka vjen mė i pjekur nga ana poetike, me njė larmi idesh e temash, emėlsi dhe lirshmėri vargu, tė cilat falė pėrvojės i trajton me pėrkujdesje me ngjyra e kolorit shumė tė ngrohtė. Ai ndonėse mijėra milje larg Kallmetit tė tij tė dashur, i ndėrthurė vargjet me shpirtin herė - herė tė trazuar dhe tė rilindur pas ēdo tramvaji, qė udha e vėshtirė e emigracionit e dengledisi nė tokėn e lashtė Helene, pėr ta takuar Homerin, nga ku, mė pas mori biletėn pėr tė takuar Ēezarin e famshėm apo 24 ish-perandorėt ilirė nė Perandorisė e famshme Romake. Dhe pse jo, autori rendi tė shihte nga afėr lashtėsinė e legjendės apo mitit tė hershėm latin qė ka si temė Ulkonjės, e cila u jep cicė kėlyshėve tė vet..
. Puna pėr mbijetesė dhe meditacioni si vlerė poetike, u skalitėn si pėrjetėsi edhe nė trurin e tij, qė si kompjutėr merrte e jepte ngjarje dhe pėrjetime nė dheun latin. Oh Zot, dua tė shkoj dhe tė pushoj pėr disa dekada nė “Botėn e Re”, qė lundėrtari epokal gjenovez Kristofor Kolombi zbuloi mė 1492... Amerika e George Washingtonit, u bė kėshtu me sa duket stacioni fundit, ku mė sė shumti gumėzhijnė malli dhe dėshira qė edhe Kallmeti tė jetė si Jecksonvile nė Florida.
Poeti natyrshėm, risjell aromėn e dashurisė nė kohėn e adolishencės sė tij, duke e kujtuar me nostalgji, ndonėse me modesti skalit vargjet e mėposhtme:


“Me fshikuj erė tė gjuaj nė ēast
larg nė ėndrra ku aromėn dashuri
zgjaten miljet e harreses me pash
njė harugen shpirtėror mė gjuan me pahi!...”


Kėtė dashuri zemre dhe jo pasuri materiale, ai e vijoi deri nė hapjen e familjes sė re, i lumtur dhe i gėzuar qė hėna kishte qenė vetė dėshimtare dhe engjėll mbrojtės, tek i kishte ndezė njė abazhur tė vogėl dore barit, qė si dyshek gėzohej se mbante peshėn e njė dashurie tė re... Nė kėto ēaste frymėzimi, burojnė edhe frymėzimet, qė poeti me puplėn e lehtė dhe bojėn e dashurisė i krijoi mbi letrėn e bardhė.
I ligėshtuar dhe me brengė dhimbjeje tė thellė, pėr ēfarė ndodhi mė 11 Shtatorin e zi tė 2001-shit nė “Tokėn e bekuar tė ShBA-sė”. Poeti Gjoka luftoi poetikisht me djallin, qė kėrkoj tė errėsonte ėndėrrat e lirisė sė gjithė njerėzimit, qė kėrkoj tė gjunjėzojė krenarinė e lirisė nė Shtetet e Bekueme tė Amerikės. Autori e pėrjeton dhimbshėm tragjedinė qė pllakosi “Botėn e Re” nė agimin e shekullit tė ri:
Ai mė tej pėrshkruan tragjedinė, lotėt, dhimbjet e 3500 shpirtrave njerėzorė, qė kaluan nė amshim, se si njerėzit e plantit tone shikonin kėtė skenė direkt nga kanalet televizive amerikane dhe merrnin pjesė nė pikėllimin qė pushtoi gjigandin e planetit tonė.
Lekė Gjoka, pėr tė treguar se jeta vijon, pėrballė faqes poetike tė atentatit ndaj lirisė nė ShBA, ka vėnė poezinė “Atė natė...”, ku, Hėna kishte ndezur dritat e zogjtė nė zagushinė e natės verore shoqėronin kėngėn e dashurisė sė ēiftit tė ri, qė puthej e puthej nėn prehėrin e tokės, ku, ndjenjat rinore hodhėn firmėn e dashurisė sė pėrjetshme...
Si bashkėemigrant nė metropolin mė tė madh tė botės nė Manhattan NY, kumtoj mė sė miri kumtin e vargjeve, dlirėsinė e shpirtit poetik tė Lėkė Gjokės, qė natyrshėm i burojnė ndjenjat e brendshme tė shpirtit tė qetė dhe herė tė trazuar me mallin e pėrhershėm pėr vatrėn e lindjes. Duke pasur edhe njė faqe interneti
www.lezhe.net dhe toplisten mė tė madhe tė e-mail-ve “Mėmėdheu”, Gjoka pėrcjell pėrmes brigjeve tė Florides dashurinė pėr Shqipėrinė, gjuhėn e dashur shqipe, traditat e bukura tė gurrės popullore shqiptare, vallet e lashta dhe veshjet plot kolorit tė popullit shqiptar. Tashmė, pėr te, vendlindja ėshtė larg vetėm pak sekonda, sa ai bėn pėr tė hapur kompjuterin dhe nė monitor thur dashurinė pėr vendin e tij, qė tretet ne etėr dhe rishfaqet pėrsėri nė mijėra monitorė kompjuterikė nė Shqipėri e kudo, ku janė shqiptarėt nėpėr botė…
Mall, mall dhe pėrsėri mall buron nga zemra poetike e autorit Gjoka. Ai rizgjon bashkėbisedimin e pėrmallshėm me vendlindjen, duke pėrmendur pėrsonazhet aq tė dashura tė tij. Ulliri, kjo pemė e lashtė e brigjeve tė Ilirisė dhe Detit Mesdhe, pėrmes pendes sė poetit, rivjen si njė nėnė e mirė, qė ka mbledhur nė njė sofėr tė madhe rreth vetės tė gjithė banorėt e malit tė Velės, erėn karakteristike tė krahinės, qė kreh flokėt dhe ledhaton ėmbėl kujtimet e hershme dhe tė freskėta tė vendlindjes. Nė Florida, ku, dritat i ngjasojnė kolonive tė xixėllonjave, i kujton dritėn e dashur tė shtėpisė, shkėlqimin e objekteve tė dhomave, ku, flejnė dhe zgjohen prindėrit e tij. Kallmeti, ėshtė i njohur nė tė gjithė vendin pėr verėn e kuqe dhe tė ėmbėl. Edhe nė Florida, California, ka verė shumė tė shijshme vendase, etj., por gjithsesi ajo nuk e ka shijen e tokės amtare, ku vreshtat me shekuj jetojnė historinė e banorėve tė Kallmetit.
E pėr ēfarė nuk ka dashuri e mall poeti Gjoka, qė gjithnjė rri menduar dhe end pelhuren e kthimit nė vendlindje, kur fėmijėt e rritur me njė buzėqeshje fisnike tė kėrkojnė nga prindėrit e Lekė Gjokės t’i tregojnė nė gjuhėn shqipe pėr varrin e Gjergj Kastriotit, vendlindjen e At Gjergj Fishtės, ēiftelinė e shumė sende tė tjera shqiptare. Si emigrant Lekė Gjoka, ka udhėtuar me botėn e shpreses kudo, ku ka shkuar nėpėr udhėt e vėshtira tė emigracionit, kujton me njė fisnikėri respekti poetin dhe shkrimtarin e njohur tė komunitetit tonė (ShBA) Kolec Traboinin nga Tirana, qė jeton e punon nė Boston. Ata sėbashku kanė rend udhėve tė vėshtira tė Athinės, ruajnė kujtime dhe pėrpjekje pėr mbijetesėn e emrit shqiptar, kanė mbajtur tė gjallė me atdhedashuri gazetėn e emigrantėve shqiptarė atje. Poeti e ka pėrjetuar nė kėtė mėnyrė portretin fisnik tė Kolec Trabonit:


“Hej ti burrė malsie qe bjeshkve
iu flet me gjuhen e maleve
e si tė shohin njė herė me pėrqafim shikimesh
tė marrin nė prehėr dhe qajnė prej ndarjeve!...”


Vargjet shtrihen nė letėr bashkė me ndjenjat, qė fiksojnė ditėt qė ecin me shpejtėsi nė botėn e zhurmshme tė ShBA-sė. Kėtu i rrėshqasin autorit dashuritė pėr vendlindjen, prindėrit, fėmijėt, gruan, aromėn e lėndinave tė blerta tė Kallmetit, blegėrimen e deleve, cicėrimen e zogjve tė pyllit, pemėt e bukura, qė veshin hijshėm malin e Velės, lulet shumėngjyrshe mbi saksitė e shtėpive tė kallmetarėve. Kėtė mall, e gjejmė nė poezinė kuptimplote: “Ē’ti them tim biri!”, ku, ndėr tė tjera autori vargėzon thjeshtėsisht:


“Jacksonvilla kishte veshur nė tė ikur pelhurėn e mjegullės,
rrugėt rėnkojnė nėn rrokullimėn e rrotave tė makinave.
Babi! - shpėrthen im bir Donaldi - dua tė shkoj tek gjyshi,
Atje, ku ajri tė buzėqesh me gugullima!...
Ē’ti them tim biri tė vogėl ngarkuar me mall,
ti them, se akoma Shqipėria s’e ka vrarė varfėrinė,
ti them se dikur jam rropatur maleve tė Greqisė
pėr tė thithur pak ajėr tė lirė!...
Ti them se me mėrgimin yt atė,
ėshtė larė atėherė kur s’ka dashur tė lahet,
ka qeshur atėherė kur ika ardhur pėr tė qarė,
e ka hangėr atėherė kur s’i hahet!...”.


Poeti e njeh shumė mirė vendlindjen e vet, karakteristikat e motit, njeh dhe citon shpesh pėr ilustrim figurativ dashuritė e dlirta shqiptare, bukuritė e bjeshkėve, zemėrimin e erės qė oshėtin, ēmendurinė e murlanit tė zi, qė nga veriu i Shqipėrisė vjen me rrėmbim, ngrohtėsinė e vashave tė bukura shqiptare qė tinėz shikojnė djemtė e rinj, sytė e zi si rrushi i Kallmetit, rrezet e diellit, qė shpėndahen nė shpatet e maleve tė thepisura... Makina e memories rrėshqet me shpejtėsi mbi kartėn e bardhė tek vargėzon sythet potike, qė deri nė fund tė tyre janė kthyer tashmė nė buqetė qė lėshojnė aromėn e kėndshėm tė shpirtit poetik.
Deti, valėt, kaltėrsia, poetit Gjoka nuk iu nda gjithė jetėn, mbasi vendlindja e tij ėshtė pranė detit Adriatik vetėm pak kilometra nga Shėn Gjini. Deti dhe Oqeani Atlantik, janė njė lidhje, qė flejnė sėbashku nė shtatin e ujėrave tė rruzullit tokėsor. Deti e Oqeani, japin e marrin me njeri-tjetrin nė ngushticėn e Gjilbratarit (tė njohur nė historinė antike tė Europės si “Portat e Herkulit”), ashtu sikurse Lekė Gjoka jep dashurinė, pasionin dhe mallin nė vargje poetike, qė pėrcillen pėrmes rrymave tė shpirtit artistik.
Kryepoezia, qė ka edhe bukurinė e figuracionit artistik nė ēdo varg pėr mua mbetet poezia me titullin e vetė vėllimit poetik “Diellin kapa pėr veshėsh!...”.
Autori nė dialog me Diellin, tregon episodet e jetės sė tij, gėzimet, brengat e ngarkuar me dhimbje, qė e kanė shoqėruar nė ēdo hap tė jetės. Edhe kur nata hedh mantelin e saj tė zi, autori dėshiron tė ketė Diellin pranė zemrės, qė mė sė shumti sundon nė Florida. Figuracioni letrar i pėrdorur nga poeti Gjoka, nė kėtė rast ėshtė i qėlluar e shumė domethėnės. Ai kap pėr veshėsh, pikėrisht tė pamundurėn, njėsoj sikurse njė ditė tė dėshironte tė bėhej vajzė, nėse do tė kalonte Ylberin nė kėmbė ose mbi njė kalė tė bardhė si njė “Princ i Kaltėr”... Malli pėr atdhe, tokėn e tė parėve, gurėt e rrugicat e mahallės, ku, kaloi fėmijėrinė e brishtė, bėn qė herė pas here Lekė Gjoka, mbrėmjeve tė vona, tė derdh lot malli me nota merzie, ndonėse ėshtė nė vendin e lirive tė ėndėrruar. Sido qė ti lexosh fare lehte e kupton, se poezitė e tij, janė biografia e njė jetė plot kalvare emigracioni nga Europa nė Amerikė.
Edhe kur poeti udhėton udhėve tė bukura tė Floridės merr me vete bllokun e shėnimeve nė gjuhėn shqipe. Ai ec rrugės me mendime ngarkuar dhe skicon fatin, apo ėndrrat e varrosura... erdhi ajo... flamuri shqiptar nė mėrgim... mall... dashuri etj.
Kėshtu i ndjeva dhe pėrjetova nė Metro drejt Manhattan-it poezitė e poetit bashkėemigrant Lekė Gjoka tė mbujtur me mall, shpresė dhe dashuri pėr vendlindjen.


klajdkapinova@yahoo.com

 

 

 




Poezi tė mbrujtura me mjaltin jetėsor.

Nga Sotir Lashova

Vėllimi i tretė poetik "Dallgėzim i oqeanit shpirtėror" i poetit tė talentuar Lekė Gjoka rrezaton vėrtetėsinė se gurrėn krijuese e ka tė pashterėshme dhe dėshmon ndieshem ngjitjen cilėsore poetike.
Subjektet e poezise pėrmbajnė motive jetėsore tė kohės, ndėrtuar me vargje tė kursyera, ku del thelbi i zhveshjes nga lėvozhga , i pastruar nga gėzhutat dhe zgjojnė emocione estetike.."I ftohti shpirtėror hap dritaren...se mergimi ty dhe dashurisė gjakun filloi t'iu shpėrlajė."(f. 29)
Vargjet e figurshmė tė bėjnė per vete dhe te ndihet sikur dėgjon zėrin e ēiltėr tė veēantė tė poetit , qė gurgullon lirisht me fjalė perla tė gjuhės shqipe,pa sforcime e mbingarkesa mjegulluse,siē ndodh te disa poetė qė hiqen si te moderuar.
"Gjumin e mora pėr dore" .... se kisha frike se mė rrėzohej shpirtėrisht/e nesėr do ngurosej nė allēinė e ndienjės!.."(f.31).
Poezia e Lekės ėshtė mishėruar nė hapėsirėn e hijeshisė sė frayave metaforike tė shqipes"Trishtimin piva me njė gllėnkė"..i dehur nga ethet qė mė gjuati merzia"(f.45) Shiu sot ka dhimbje koke"...e retė i dhanė tė pijė aspirinė/por dhimbjen shpirtėrorė asnjė ilaq s'e shėroka.(f.63) ...e akujt shpirtėrorė zgjasin hapin gjer nė re(f.60)
Poetit i vijnė temat pa i kėrkuar, i thur vargjet lirshėm , i vesh me ngjyrime leetrare, i kreh, i gdhend e i lėmon me kujdes qė ta ndjellim lexuesin nė mbrendėsinė e meditimit e tė mesazhit pėrcjellės tė tyre:"E thinjat po mbijnė si kėrpudha tė helmatisura/qė nė mendime mundohen tė helmatisin ndienjat"(f.75) , "avuj trishtimitė larė me zhurmė mėrgimi e halle."(f.87)
Tek poezia "Kacavirren mendimet" lexojmė " Kacavirren mendimet nė pemėn e mėrzisė..trishtimin mundohem ta gjuaj me heshtje,/ shtij duar dhe ledhatoj imazhin e dashurisė,/ dhe s'dua ti pres bilete vdekjeje!."(f.17)
Megjithese i pamundėsuar pėr arsimim nė fushėn e gjuhės dhe letėrsisė, si dhe larg qendrave letrare, nė sajė tė dhuntisė sė talentit, rradhitet ndjeshėm ndėr poetet emigrantė shqiptar-amerikanė e mė gjerė; i pasqyruar nė botimet e vlerėsimet nė shyp dhe nė faqe interneti. Ai di ti pėrmbahet gjuhes sė njesuar shqipe , pėr tiu qendruar larg krahinorizmit.Leka ka dėshirė, dashuri e prirje dhe ka hapur drejton nė internet faqet:"Lezha Online" , "Kallmeti Online" e ne yahoo toplisten me tė madhe shqiptare "Mėmėdheu" etj..etj.., qė pėrcjellin e pėrgjithėsojnė krijimtarinė letrare te autoreve shqiptarė nė Amerike,Europe e kudo ne bote ku jetojen shqiparet
Libri pėrman mjaft poezi , ku strofa katėrshe e parė me tė fundit kanė rimė e vargje tė njejta kuptimplote,qė pėrforcojnė mendimin e krijusit
dhe mesazhin pėrcjellės te lexuesi.E tillė ėshtė dhe poezia"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia" , nga e cila rendim strofėn e parė e tė tretėn:
"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/ca rė tė shqetėsuara vrapojnė si tė marra,/tė buzėqesh pa ndroje inati e smira/dhe puthjes dashurore po i pergaditet ndarja!..."Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/e puthjes nė buzė m'i ngriu puthja/u shtriqėn te flenė thashethemet e smira/e me rrezatim shpirtėror u ndriēua rruga."(f.79)

Nė ndėrtimin e poezive tregohet mjeshtėr i kujdesshėm.Ato shquhen e shndrisin nė pėrballjen me vjeshėrimin prozatik dhe tė errėsuar qė ndeshen jo rrallė nė vargėzime mediokre.Fjalėt e qėndisura buisin ndjeshmėri adhuruese pėr tė bukurėn dhe e mbushin me kėnaqėsi tė hareshme
Geni krijues nė shpirtin e tij ėshtė lirizmi i brumosur me nektarinmjaltėsor tė Mėmėdheut ku lindi e u rrit , dhe nė Atdheun e dytė qė i buis lulėzimi familjar.Kėtė motiv pėrqafon poezia e pare ;"Me dy nėna...",ku shfaqen ndienajt e poetit :"Mė fal Shqipėri...ti je nėna ime me e mirė!...Qesh nėnė se tashti u bėra me dy nėna...Amerika atdheu im i dyte qė mė fali lirinė"(f.11-12).

Temat e shumėllojshme marrin ngjyra ylberi e stinėsh.Leka i lėndon me mall e trishtim , kujtimet mė tė dhimbshmė pėr nėnėn e babėn,qė ia pėrvėluan shpirtin aq shpejt ,larg prej vatrės atėrore , i ndarė pėrjėtėsisht.
Marazin e brengėn e vargėzon qė nė faqet e para e deri nė poezine e fundit , ku vajton shpirtėrisht:"Lamtumirė Nėnė!...Jam yt bir,vij pertej oqeanit tė trishtimit.....dhe ne gjumin e vdekjes po fle me buzėqeshje.(f.15-16) Krishtlindje ne mungesė tė nėnės" ...ai shpirt i pazėvendėsushėm i fėmijeve...nėnė besomė ti je gjallė, shihmė,/shembullimi yt jam unė!?Ah nėne djali yt i burrėruar/nuk mund t'i kyqė dot lotėt e dhimbje..(f.47-48).
Pėrmallimi mallėngjyes pushton vargjet:"Nė apelin e dashurive s'kihs mungesė/se Nėna po pushon pak ne ndienajt e fėmijeve!"(f.55)."Pak ethe mergimi"...Eh nėnė mungesa jote njė hon shpirtėror,/qė dot nuk i plotėsoj(f.69)"Kur dhimbja tė gjuan me shuplaka merzije...vjen nėna si njė ėndėrr e artė".(f.72)"Mundohem te ndez semaforėt e fatit/por pėrsėri shtė mungesė nėna!".(f.74).
"Dy lotė nga sytė vrapojnė nėpėr faqe" tė poetit .se ndjen "Mungesa nė ditlindje"-n e tij dhe ligjėron:"hap sytė e shoh imazhin e nėnės qė thotė"/Bir jam unė!Se edhe vdekja pėr ty urimin s'mė ndal!...babai tymoste me vdekjen mėrzinė...urimi pėr ty djalė s'do tė jetė kurrė i mungushėm(f.88).
Tematika kushtuar prindėrve pėrbėjne njė cikėl , qė mund tė veēohej, ku spikat ndijimi i thellė mallėngjyes ..Te poezia "Dhimbja ka ngarkuar brengėn nė shpinė" , nė kujtim tė babait, i turfullon dallgėzimi shpirtėror me timbėr thirrės e mendim te ngjeshur: "Hejjj Lekė Gjoka ti dhimbjen mjekoje me shpresė,/lėrė Atlantikun ta gjuaje Floriden me shuplaka valėsh/nė avionin e merzisė nisu pa pendesė,/ qė njė grusht dhe te hedhesh mbi varrin e babes !...djali mes deti tė lotėve me pyet? Tashti o babi qė humbėm gjyshin Gjokė,/a do tė shkojme nė Shqipėri apo pėrjetė do tė kemi ndarje?!...e drejt Kallmetit me mungesa shpirtėrore sėrisht nga ! ".(f.30)
Shembulli e korektesia nė sjelljet e marrėdhėniet si bashkshort ,si prind,familjar,me tė afėrmit,miq e shokė, e bėjnė Lekėn tė adhurohet e mirėpritet gjithkund.
Gėzimin e lumturinė familjare , poeti na e jep ēiltėrisht nė poezinė "Dita e babait"(Father's day), ku fėmijėt "Naldi" e "Nela" me "dy kartolina", i shfaqin ndienjat shpirtėrore ,kartolina e gruas urimin:"Gėzuar Diten e Babit o bashkshort i artė/e diell shpirtėror je gjithnjė!.."Kjo diten mallngjimin pėr babanė:"me ngeli peng,/se asnjėherė o i ēiltėr Ate:Pėrveē buzėqeshjes shpirtėrore s'tė dhurova/asgjesend!"(f.76)

Njė karakteristikė dalluese, nė kėtė vėllim , dėfton se poeti ėshtė dorėshtrėnguar nė vargjet pėr dashurinė, shprehur disi me ndrojė e nuanca alegorikė , te dukura haptas , prej tė cilave shkėpusim disa vargje me ndienja erotike:
"Sa kishim filluar ta shijonim cikjen e dashurisė...vetėm asaj s'ia fshihnim dot shijen e puthjes sė brishė!(f.66)..nėpėr deje shperthen gaz dashurie,/qė ndizet vetėm me njė puthje a shikim."(f.28)e puthjes i them eja po tė pres,/kujdes se dikush tė ndal pakėz rrugės ,/se dashuria pi helm gjelozie dhe vdes"(f.38) "Tė mos ngatėrrohet dashuria,/se shpirti shpirtėrisht venitet(f.62)"vitet kanė ngecur e bashkė me tė edhe puthja...sonte shiu shtrin duart drejt tokės,/por dashurisė s'po i njom dot buzėt."(f.75)
Zėmerbardhėsia e paraqet Lekėn tė thjeshtė ,bamirės i papėrtuar pėr tu ndodhur pranė atyre nė nevoje.Me sjelljen e njėrezishme dhe talentin letrar ai ėshtė i pranishėm jo vetėm nė gjirin e bashkatdhetarėve, por edhe me tė tjerė qe elidhin marrėdhėniet gjithpėrfshirėse ketu nė mergim.
Pėr disa ngjarje mbresėlenese ka thurur vargjePoezia kushtuar Shenjtores shqiptares "Nėnė Terezės" shpreh lėndimin shpirtėror tė poetit
"...Por njė ditė Zoti tė thirri e tė mori nė parajsė....e i the: Mė lėr dhe pak o Ate!?Tė mjekoj shpirtrat e uritur/tė kėsaj bote tė lodhėshme!"(f.53)

Vargjet kushtuar Dr. Ibrahim Rugovės shfaqin trishtimin qė nė titull:"Lajmit i ka ngelur lajmi nė fyt" ... e di Rugovė, ti ikė trishtueshėm sepse s'e firmose pavarėsinė,/megjithėse Pavarėsia ėshtė ulur kėmbėkryq nė oxhak!(f.18)
Pikojnė lot vargjet kushtuar "Heroit lezhjan Gentian Marku qė ra trimėrisht nė Irak" ...."Dhe pret vendlindja,/qė biri tė tretet nė dheun e vet,/Gjergj Kastrioti nė Lezhė i qesh fytyra/e thote:Heronjtė gjithmonė gjallė kanė me mbetur!"(f.32)Nė njė tjeter kushtuar ushtarėve amerikanė qė ranė heroikisht nė kerkim tė lirisė, e titullon:"Amerikės iu mbushėn sytė me lot" ..Ju puthjėn e varrosėt nė heshtje...qė lirinė popujve tė robėruar t'iu sillnit nė prag!...dhe heronj iu kthen nė pėrjetėsi!."(f.37)
Dhimbjen shpirtėrore vargėzon nė kushtrim tė artistit qė iku pa kthim:"Dhimbjens'e mbajnė dot ndienjat"...Hej Mark Lėkunda,ti qė gjithė jetėn mbolle buzėqeshje...zgjohu bre burrė se shokėt po lotojnė nė heshtje.."(f.35)Ndersa nė kushtimin " Mikut tim Agim Bacelli " , nė New York pikėllohet pėr ndienjat e hidhura qe mergimi i solli dhe qė i kane "vrarė buzėqeshjen"(f.80)
Me vargje lirike poeti shfaq ndienjat njerėzore ,dashamirėse duke jetuar shqetėsimet e gėzimet e shokėve dhe miqve"Shokut tim poetit Ndue Hila"....Mėrgimi ta vrau pak buzėqeshjen e ndienjave"...por ti edhe natėn e bėre shpirtėrisht ditė!(f.77)
Mbresat nė takimin e Teksasit tė Shoqatės tė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, ku shpreh dhe mirėnjohje pėr mikpritjen nga shqqiptarėt e Dallasit ,i jep mes vargjeve"U mblodhėn shkrimtarė e poete ,/ngarkuar shpirtėrisht me vargje e halle/,Shqipėri gezohu pėr djemtė dhe nė djemtė gėzohemi pėr Nėnėn e Madhe."(f.61)
Virtytshmėria ia ka hequr lakminė pėr tu dukur e rėnė gjoksit, dhe pse i shquhen veēansi cilėsore nė ngjitjen drejt lartėsive tė poezisė.Mėgjithėse ėshtė pėrballuar me vėshtirsi e tė papritura nė jetė , dhe me ndonjė pickim poetucėsh ,pėr ta sfiduar, nuk ėshtė pėrkuluar e ligėshtuar , por me dėshirė,vullnet,pa dėshpėrim e meri,e pikon talentin pangutje,lirshėm nė haphedhjen letrare.
Zemrėn e Lekės e terheq Kallmeti Lezha,Atdheu ,siē thith shiqetėn e busullės Poli Magnetik.Syēelėsia e kujtimeve ia drithėron telin shpirtėrortė mallit pėrgjithėēka tė dashur tek djepi i pėrkundjes nė vendlindje , pėr tė cilin ligjėrohet nė mjaft poezi:
"Kurrė tė mos flija nė shtratin e harrimit"...E di ,Kallmeti ėshtė zemėruar me mua...ktheu sėrisht nė apelin e bjeshkėve...(f.19)
Nė poezitė vazhduese, mes vargjeve tė lira , ndėrthuret njė bashkėbisedim ndermjet emigrantit dhe vendlindjes.Tek poezia "Kallmeti ėshtė mungesė "bėhet lutja:"O Kallmet bekoi pak mėrgimtarėt kallmetorė!...e di se Bjeshka Vele gjithėmonė do rrijė duke pritur..."(f.22-23)
Mėrgimtari psherėtin brengėn ankthin,trishtimin tė shfaqur me vargje tė rimuar e tė lira:Kallmeti kish vrarė pak mėrzinė"... Njė afsh mėrzie fryn nga Shkodra ,/pėr nė lezhė niset me nxim,/ nė kallmet pėr njė cast ndaloka, i trishtė ishte ky fluturim... i kėn tė rinjtė udhėve tė mergimit ,/ por jo tė tė gjithė evranė varfėrinė...dhe buzėqeshjen shqipe ata po e harrojnė...mėrzia udhėton pėrfundimisht nė venat e mija...(f.24-25).
Brėndesia e librit ka tė gėrshetuar vargjet e lotimit me tė haresė,ashtu siē ėshtė vėrtetėsia e jetės, tė renditura dhe te poeia"Lezha"...shkrepėtijne ndienajt e Sqipėrisė/atje lart nė kala/-Gėzohu djalosh se je lezhjan,/shikoje Skėnderbeu po tė thėrret...nė tė gjithė anlėt ku flitet shqip/dhe bijevė anekėnd mėrgimit,/ me plot shkėlqim iu buzėqeshin sytė...(f.86)
Nervi i syshikimit tė Lekė Gjokės nuk pasqyrohet bardhezi , por me larmi ngjyrimesh, tė zbukuruara me shprehje tė goditura letrare.Veēse ėshtė i ndjeshėm ndaj dukurive tė papėlqyera qė ndodhin nė trevėn shqiptare, pėr tė cilat ofshama e klithma nė vargjet e tij. larg zhanrit mediatik , shiqeton politikėn tė vetėquajtur e dajthtė dhe e majtė , qė nuk po del dot nga llumbataku i grindjeve e krim-korrupsionit, dhe me mirėkuptim tė ecin tok me hapa tė shpejtuar , pa ndalesė e qorrollisje , nė udhėn e Bashkėsive Evropiane dhe Strukturave Euro-Atlantike, ku shndrit Fari iSHBA,mikut tė madh e mbrojtėsit tė fuqishėm tė shqiptarėve.
Shqetėsimin e poetit e bashkėbisedon me Frang Bardhin paraardhesin e shquar atdhetar tė Kallmetit nė poezinė:"Frang Bardhi ėshtė inatosur" ..."Kallmeti Frang Bardhi e ka ndėrruar fytyrėn..por Gjergj Kastrioti ėshtė pėrsėri arbėrori-hero,/qe Ti e ke gdhendur pėrjetėsisht nė gėrma...-Jo, jo -ma kthen Frang Bardhi i inatosur/-Ē'po ngjet me ju o stėrnipėrit e mė?!"..Mes vargjeve tė pėrgjigjes poeti mediton:"...e di se ėshtė disi e lodhur politika/e varfėria qė kėrcen nė diell e nė hije...(f.49)Dhe nė poezine "Mall pėr Shqipėrinė" shfren:"E di Shqipėri se trupi tė dhemb...se djemtė po shamatohen pėr ditė... "(f.51).
Dallgėzimi shpirėror i poetit gurgullon dhimbje,maraz,drobitje,pasigurinė e tė pa njohurės ,dhe jehon psherėtimėn e ēapėlimit nė shtiqet pa udhė tė jetės ,pėrmes grygave tė malit Gramoz ,"ku udhės se Greqis plumbat vinin"(f.15) nė fshatra e qytete tė Eladės , ku njė"shoqja e fėmijėrisė nėn hije semaforėsh/shuan epshe mashkullore!...(f.71);pėrmes deteve te Mesdheut e Oqeanit Atlantik , nė kapėrcimin e shekullit ,me streset e tė panjohurės deri nė folezėn mikpritėse tė Atdheut tė Dyte , nė Floridėn e Amerikės sė Madhe,tė vargėzuara nė poezinė:Ndenjat i shtroj nė spital"...engjėjt e shpresės nė krahė mė marrin/mė bėjnė njė xhiro anembanė botės/e vrapin nė Florida ndalin/...Padashje hedh sytė poshtė Adriatikut,/lulet e dhimbjes nė mės te detit kishin mbirė,/dallgėt i gjuanin me shuplaka nė tė ikur,/mortja kish ngarkuar nė shpinė djalėrinė!"(f.43).
Kėndvėshtrimi i Lekė Gjokės ka pėrmasa qė pasqyrohet nė tematikėn e gjerė , me vizionin e kohės sė tanishme dhe shpresėn e besimin te ardhmėria mė e mirė.Subjektet shtrihen nė dy kontinentem, ku vlojnė mendimet pėr ngjarje e ndodhi tė pėlqyera e tė mbrapshta dhe shqetėsimet pėr Shqipėrinė e Kosovėn.Shpirti atdhetar i tij shfren sarkazėm therėse ndaj gjėmava tragjike,tronditėse nė Shqipėeri.
Ofshamėn e lėshon dhe nė vargjet;"Pashė nė ėndėrr Migjenin"...Shihte i trishtuar fėmijėt qė me bageti/plumba qorre prisnin/e mėsimi nė shkolla dot s'fillonte..Qante Migjeni me poemen e mjerimit ndėr shtėpia...Qante Migjeni pėr hijen e zezė mortore/qė u vesh Shqipėria...(f.42)
I gulēon shpirti poetit pėr gjithēka tė hidhur :"Ktheji sytė nga Joni shikoje Otranton/e nėnės i shpėrthejnė lotėt, qė iu mbuluan mė gjėmėn...askush s'iu merr dorėn...E nė hotele mė tė mirė tė kurvērisė,/lėshohėn plot epshe tė "menēurit" e Shqipėrisė,/me dollarė e ar i stolisin bythoret...E pėr pak monedha qe ata fitojnė/edhe gruan e vet nė krevat tė tjetrit e ēojnė..."(f.57). Dhe dufi shpėrthen me klithmė e thirrje:"Heeej zgjohuni o ju o nipat e Kastriotit,/largoni kopilat qė nga dita e sotme...(f.58) ..ėshtė shekulli qė Shqipėrisė se coptuar ,/tia mjekojmė plaget...(f.82).
Brengosjen e ngushėllon me shpresėn e pavdekėshmė"Shtriva ndjenjat shpirtėrore nė oqeanin e shpresės...(f.56)."Por nė fund nganjėherė dhe mjerimi dorėzohet."..(f.65)Shqetėsimin e thellė shpirtėror ia zbut disi ndienja qetėsuese e atdhedashurisė "Vėtem nė vendlindje shpirtėrisht kam gjithėmonė nxehtė."(f.67).
Pavarėsia e Kosovės ,ngjarja mė madhore mbarėkombėtare e shekullit ,e lumturon poetin:"Zoti ka bekuar gjithė njerėzit,gjithė kombet/e shqiptaret bekimin po fillojnė ta shijojnė,/Se Kosova mė pavarėsi po pagėzohet!..."(f.27);...era ledhaton kėtė komb me aromė lirie,/qė ndihmon tė vegjėlit e nuk ia shkel besėn mikut/dhe kurrė s'i jep dorėn padrejtėsive!" (f.21)
Ndjeshmėrinė e gėzimit ia tundojnė ngadalėsimet zvarritėse tė ushtrimit tė drejtave institucionale shtetėrore gjithėpėrfshirėsė nė trevat e saj:Evropa po thur pėlhurėn e pritjes...por ėndrra e shkjaut moj Evrope ėshtė e turbullt...Ejjj, Kosovė pash Zotin hapi mirė sytė,/se Evropa tė rrėzon edhe dukte tė mbajtur pėr dore,sa tė kesh miqtė tė mos kesh kurrė frikė,/Miqtė qė me Lirinė falen nė Faltore."(f.20-21)
Tragjedia shekullore e kombit e ther nė shpirt poetin.Gjėmon poezia dy e kater vargjesh"O moj Shqipėri!"...Zgjohuni shqiptarė se ra kėmbana e zgjimit,/ushton zėri i Ismali qemailt dhe i Isa Boletinit!...Le tė ushtojnė Bjeshkėt ,le tė dridhet shkjau,/le tė mbytet greku aty ke vau!..Mė tashti s'durohet se dielli ka dalė,/e ty Shqipėri po tė qesh fytyra,/bashkimi i trojeve rrugės u nis duke ardhur,/gjithmonė Zojė e Rėndė do tė jetė Shqipėria !"(f.83-84)


Nė mbyllje tė kėtyre radhėve po ndalem pak pėr titullin e librit,me shprehjen dome thėnėse mishėruar me pamjen e kreshtės dallgėzore oqeanike nė kapak,deshmon se poeti di tė vėrė atė qė ėshtė joshėse,grishėse e ledhatuese pėr lexuesin,dhe ti pėrfaqėsojė mendimin e tij poetik nė tematikėn tėrėsore tė pėrmbledhjes.
Shpreja e pėrzgjedhur e titullit ,i ndriēon pėrgjithėsisht poeyitė e librit.Vargjet kuptimplote i gjejme dhe te poezia :"Jam malėsor" , me veēansi vargėzimi e strofash me katėr,pesė e gjashtė vargjesh tė lira:"Jam malėsor...e di...edhe nė Florida ku malet janė nė mėrgim...se shpirti ims'pranon tė rrijė nė hije!...se oqeani shpirtėror ėshtė i pandėrprerė,herė i vrullshėm, herė i ngadalshėm,siē ėshtė vetė jeta.
Lekė Gjoka lundron nė dallgėzimet me kreshta vargjesh poetike ,dhe lexuesi , e uron me dashamirėsi dhe pret me etje libra tė tjera me mjaltin nė hojet e vargjeve tė poezive tė kėtij poeti tė talentuar .
Tashmė qė i ka kapur shkallinat e para nė poezi ,presim jo vetėm libra poezish ,por dhe nė zhanret letrare tė prozės,duke shprehur besimin e bindjen se talenti i tij do tė shndrisė.


Sotir Lashova shkrimtar
Jacksonville Florida
Tetor 2008


 

Copyright Lezhe.net   - Tė gjithė tė drejtat e rezervuara