Gjergj Lacuku lindi me 19 Prill 1971 ne fshatin Beltojė, Komuna e
Berdicės, nė rrethin e Shkodrės. Rrjedh nga njė familje, qė lufta e
klasave i mohoi pothuejse gjithēka. Duke kenė i privuem nga ēdo
mundėsi, ai shikonte larg dhe pėr t'i ba andrrat e tij realitet,
arratiset nga Shqipnia mė 1990. Pas disa vitesh tė veshtira si
refugjat, ma nė fund me 1994 arrin ne "Eldorado", ku kishte andrrue
prej vitesh. Qė nga ai vit, ai jeton dhe punon nė Florida tė
Amerikės. Ky asht libri i pare me poezi, por gjithashtu poezite e
tija jane botue ne dy koleksione librash nė gjuhėn angleze
nga "International Society of Poets", qė titullohen "Colors of Life"
(nė shqip "Ngjyrat e Jetės") dhe "Who is who in International
Poetry". Gjithashtu, asht vlerėsue edhe me ēmimin "Editor's Best
Award". Njė ndėr poezite e tija nė gjuhen Angleze gjindet edhe nē
njē koleksin CD prej 33 poezive tė zgjedhuna nga "International
Society of Poets" me antarė nga mbi 60 vende tė botės.
Libri i tij i parė asht njė mirėnjohje dhe dashuni pėr prindit,
familjen, miq dhe tė afėrm, kudo qe janė. Asht njė shprehje malli
pėr Atdheun dhe vendlindjen e tij.
Tek ju lashė unė zemrėn time
Pikon mall kjo zemra ime,
Pikon mall e dashuri.
Qetėsi gjen veē nė vendlindje
Ku kalova fėmijėrinė.
"Malli rrjedh, jo nuk pikon!"
Zemra ime flet kėshtu.
Dallgėn e mallit e qetėson
Veē kur ėshtė aty tek ju.
Bien muzgje, ēelin agime,
Erret natė, zbardh mėngjes,
Tek ju lashė unė zemrėn time
Pėr ju rreh deri sa t'vdes.
Nanės sime
Kan ra rrezet an'e mban'
Ēelin lulet plot aromė,
Sa mall sot per nanėn kam
Mall qė zemrėn ma copton.
Ti natyr' pra buzėqesh
Si t'ka hije ty gjithmonė,
Pak qetesi t'ia kthesh
Kesaj zemre qė po vajton.
Fllad i ambel sot po fryn
E nder pem' zogjte kendojn'.
Nana e dashtun m'del nder sy
E Un'hap krahet ta pėrqafoj'.
Por jo, jo, mundohem kot'
Asht nji vegim si n'fėmini,
Dhe un' prej mallit derdhi lot
Se nana a larg - ne Shqipni.
O kurbet ti plag'e rand'
Qe s'te gjendet jo sherim,
Zemra nanash je tue tha'
Tue ia marr' jetės rinin'.
Beograd, maj 1991
Shkodra
Ne mengjese kur lind dielli
Shkoder Locja ja merr kanges,
Me za t'ambel si bylbyli
kėndon edhe n'mes t'skamjes.
Ky qytet i lashte sa moti
neper shekuj diti t'gėzoi
E kur zi mbante kombi
Buzagaz rrugės kaloi.
Njikjo asht' pra Shkodra jon'
Me Rozafen nuse motit,
Piedestal gjithmone qendron'
Krenaria e gjith' kombit.
Mollė e ndalume
Na futen nė kopshtin e "Edenit"
Nė vend tė luleve rreth e qark
Tela me gjemba
(zbukuru me ftyrėn e Enverit).
Aty u rritėm si nė inkubator:
Hangrėm ē'na dhanė,
Fjetėm kur na thanė,
Bile, disave jua prenė krahėt
Kur i panė se hidheshin perpjetė.
Oh, Zot, se ē'hoqme n'at' jetė!
Ēdo gja pėrtej errsinės
Ishte mollė e ndalueme
Perėndi, edhe rrezet e diellit na i bllokuene.?
Shkoder Loces
Hej, Shkoder loce, n' amshim
po t'kendoj me zemer t'vrame.
Kėtu, i tretun ne mergim,
kujtoj diten qe u ndame.
N'dhena t'hueja ku un' ndodhem
as ne gjume nuk kam qetėsi,
tue u rrejt' se do gėzoj boten,
do la' mbrapa nji grusht hi.
E nder andrra fluturim,
me zogj t'qiellit tue bisedue:
"Kur t'shkoni n'qytetin tim
Nanės e babės t'falna me i cue."
Kur te shndrisin rrezja e par'
mu ne zemer te Evropes,
Ti Rozafe per ne mos kjaj
Mbi altar t'Zojes Shkodres.
Shkoder loce,nane e dashtun,
kur t'na vij e fundit mbramje
per bijt' e tue n'bote perhapun
nji vend rueje te Fusha e Rrmajve.
Aty dona n' ameshim
eshtnat tona me pushue,
kur t'vij Prilli me gjelberim
dikush ka per t'na kujtue ...
E pra sot neper botė,
bijt' e tuej kudo qe jena
t' i lutna t'madhit Zot:
Shkoder locen gjithmone ta kena.
Toronto, Kanada, Gusht 2003
Nata e ikjes
Mora rrugen e largimit
Ne nje natė qe binte shi,
Me zgjidh prangat e mjerimit
Qe duer-kambe mi kishte nxi.
Tue kalue telat me gjemba
Edhe andrrat paten frike.
Nder kėto tela vete vdekja
Bante roje nate e dite.
Ne mesjeten komuniste
Per ne lulet s'kishin erė.
E ne heshtje zemra thėrriste
-Per pak drite ne ket' sketerrė.
Per mue ikja s'ishte kange
Qe te kėndohej nder gėzime,
Por ajo mbeti plage
qe me djeg e me jep dhimbje.
Emigrantve
Qetėsi shpirtnore nė ket' bot'
Larg vendlindjes vėshtir' me gjet
E kjo jet' si dallgė ushton
Si stuhi qė kurr' nuk hesht.
E rand' qenka me emigrue,
Prej njerzve m'u nda pėr sė gjallit.
Kėshtu Zoti e paska shkrue
Me lą rrugėn me lotėt e mallit.
U rritėm ne t'mjeruem
Si fėmijė tė lanun jetim,
Me zemrėn mallpėrvėluem
Na kalon jeta nė mėrgim.
Por ama kurrė mos t'harrojmė
Se kush ishim, nga erdhėm
Se mandej humb vlera jonė
Dhe pėr ne e bardha erret.
Se mandej humbet vyrtyti
Si dhe besa a Shqiptaria
sic na humbi komunizmi
mos me dite se c'asht njerzia
Se mandej humbet vyrtyti
Si dhe besa e Shqiptaria
sic na humbi komunizmi
mos me dite se c'asht' njerzia
Me andrra, shpresa e besim
shikojme larg n'ardhemeni
nji dite patjeter do vijme
tek ti -O Nane Shqipni !