Sa i kaltėr
ky mengjes
kurrkund njė
fije re
Ajėr situr
nė pikat e
shiut qė ra
Dejet e
hollė tė
qiellit
Kurrkund
fryme
furtunė
kurrkund..
Unė nuk jame
atje....
Lulet e
mallit tim
ulin kryet
dhe
gelltitin
njera
tjetren.
Lezha ėshtė
mungese !...
Te nxora nga
brinjet
Mes
dhimbjesh
sfilitese
Shume mije
vjet
Pasi Zoti
kish mbarue
se ndertuemi
boten
Nje nate te
zbehte
s'po dinte
me u ba
mengjes.
Ne fjalen e
pare me
fyeve
Isha me e
bukur se
enderra
Te fala,
pastaj...
Eve. Eve.
Eve
mosmirnjohese,
Eve torolake.
Eve idiote.
Para molles,
isha me
njeri pa ty!
Vashat
nguten me u
ba gra
Taka te
nalta
Te holla
thike,
Plagosin
trotuarin
Kalimtaret
anojne kryet
te trembun
mbrapa.
Asgja, asgje,
mos u
ligshtoni
Vashat
nguten me u
ba gra.
Vashat
nguten me u
ba gra,
Kozmetike,
inxhina,
sytjene me
gjinj
dredharake,
Sjellje
perfekte per
kryezonja
burrash,
Sfide per
lutje.
E natyrshme,
e
panatyrshme
kjo ngutje?
Nuk e di pse
pra,
Vashat
nguten me u
ba gra?
Percark
bubullojne
hapat dhe
qeshjet e
tyne,
Hapa dhe
qeshje enkas
per gra,
Kofshe
molisese,
trupa
sfungjer,
krahe,
Lekundje te
prera.
Vashat
nguten me u
ba gra,
Trillojne
humbje te
rrejshme per
lojnat
Kukullat
mistrece,
Macet
bishtdredhme
Xixillonjat,
Kunarat me
lule te
vockla te
qershive
Ne nje stine
te pa
perseritshme.
Kot nguten,
E
pameshirshme
asht koha
Ah sa do te
pendohen.
Ah sa do te
pendohen!
Nane malli u
ngjall
Nane, neser
ngjallet
Krishti.
E ne qytetin
ku jam ,
zuni nata,
Si asht nata
ketu?
Ma e bukur
se atje ku
je ti, jo
sejo
Njemije here
jo.
Nata me e
mire njemije
here asht
atje
Ne shptepi.
Neser
ngjallet
Krishti,
nane.
E gjithe
diten e lume
u solla mes
njerezish
I perdorun,
Me pune.
Ore te mira
keshtu,
humba
Ne keto ore
mund te isha
atje.
Njerezit
ketu jane ba
perdoresa te
medhenj
Te
njeni-tjerit.
A i mban
mend do
cizme te
vjetra
Te preme
gjysma,
Te cilat i
linim
zakonisht
tek dera e
shtepise,
E kush dilte
i pari per
ndonje pune
rendom,
I fuste ne
kambe
Ne kohe shiu.
Nata zuni
ketu ne
qytet,
Kam lshue
nje muzike,
Qe gjithmone
e ke pase
bezdi,
E mendoj per
ty,
Per bimet
Qe nen
farfurine e
hanes
Cajne token
e zeze
Dhe krishtin,
qe do te
ringjallet
neser.
Te shtunen
ndize nje
qiri.
E shtuna u
mbyll,
Capet e
shpeshta
grah nje
murgeshe,
Te thyhet ne
strehe,
Nder lutje
te ngrohet.
Atebote
lypsi
Shkund te
veten
xhakete
Diten e
lodhshme te
punes
Sheh ne dore
sipas rastit,
Gezohet o
trishtohet,
Mandej e
shtuna
mbyllet
Nga lart dhe
nga poshte.
Nje hane e
ftohte
persiper
Lehje te
ftohta qensh,
Krokatje te
ftohta
Si teha
thikash
Korbash te
zez,
E shtegtimin
e shpirtit
vajtova
Shijen
nukleike te
asaj qe nuk
me kthehet
Diagramat e
shkreta
dimenore te
harese
Ku jetimja e
nje farefisi
te
mbrapshtive
te mia
Permjerr mbi
to palmuc,
Pa e prishun
terezine
E se shtunes
qe mbyllet
serbes
Si dera ne
nje azil
pleqsh.
O moter atje
larg,
Ti ndize nje
qiri per mue
cdo te
shtune
mbramje,
Sido qe te
jete koha,
lajmet ne
radio, tv
E ngado qe
era te
perpije
Shtepine
tone.
Vetem shi
bie
Ka tre
dite,vetem
shi bie
Ne keso here
thone ,
qielli asht
i zemruem,
Qielli asht
i zemeruem
ne fakt
shprehja
duket e dale
boje
Ti e di fort
mire si
zemrohet
qielli ketu,
Me te kercye
jashte
kambet te
plasin ne
lluce
RRuga jone
rreshqet si
sapun
Faqet e
mureve te
dhomes
Ku po te
shkruej kete
leter
Bulezojne
uje , e me
te thane te
drejten
Mendimi i
vetvrasjes
Ka ni te me
vizitoje
shpesh
Librat ,
telejaot dhe
penelat po i
ha mola
Dyshemeja e
piste
Ajri sa vjen
e merr
ngjyren e
merzise
Ti e di fort
mire,
ngjyren e
merzise
shqiptare
Ah, per pak
u hutova
Me ka pyetun
shpesh per
ty, nje
vajze
ne qytetin L
me pelqeu
ishte floke
te gjata
gjer ne mes
Ngaqe kishte
pendim ne
fjalet e saj
mendova se
duhej te
ishte ajo
Per te cilen
me ke thane
Se nuk te
donte , te
te donte.
Me dha te
fala.
Ketej jemi
mire te
gjithe
marrim fryme
prej
brinjesh
Fiullaket e
molleve qe
pate mbjelle
Si sot dy
vjet, plasen
gjethe.
lakura jote
solli para
ca ditesh ne
drite
Nje vic te
vogel syzi
Qe i sheh si
foshnje
gjini
Eh, te me
ndjesh miku
im,
Nuk pata
zemer te
tham ma pare
baben tand e
varrosem dje.
Duert e para
e te fundit
te dheut
Une i hodha
mbi te
Te thirri ne
emen gjer ne
frym te
fundit.
Tani pi
gjithnje e
ma dendun
Dhe qaj
neper funde
netesh
Aq sa edhe
njerezit e
tjere me
shohin me
dyshim
Po aq me
ban, gjersa
mundem te
qaj.
Na shruej
ndonje gisht
leter,
Cka te them
tjeter...
Cfare ngjet
perjashta
Pemes ia
numeron era
e lagesht
gjethet
Nen gjethet
Nje insekt
can dyshas
nje insekt
tjeter
Dhe atje nje
insekt
tjeter.
Njerezit
shkojne e
vijne
Permes njeni
tjetrit
Gatitet
qielli per
shi pambarim
Me te gjitha
anet e
horizontit
Siper ne
katet e
larta
Shpirtrat e
vilanusun
Kendellen
nga
idealizmat.
Macet ne
oborr
Hane
Pellumbat
E shikimit
tim
Grinden cila
ta gelltise
beben
avulluese
Pastaj
troket dera
Dhe s'merret
vesh gja.
Gjana te
stervjetra
Pluhun me
shumice
ne secilen
rrugice
Dhe sere
perveluese
Dielli thur
shajaket e
trasha te
vapes
Kalimtaret
marrim fryme
me bucime
Si deve te
etuna
Dhe flasin
gjana
tmerrsisht
te
stervjetra
Polici ne
qender kruen
thonjte e
indifirences
Me bilbilin
llamarine
Here con
duert pas
shpine
Te shpihet
Nderq
kapelen,
duket
sheshit se
as atij
Kjo gja nuk
i pelqen.
Dy
adoleshent
kane veshun
rroba te
tjera
Ku spikasin
kercinjt e
lidhun mire
e ambel
Kuptohet nje
dyzine
xhirosh
Do t'i
pikturojne
me kambe
Nga
pijetorja
ketu afer
Nje miku im
sheh zbrazet
I pihet
dicka sa me
u dehun
Merr fryme
rande
Dhe leshon
nje ere te
keqe
konviktesh
Pime paret
qe kam
E dalim.
takoj
perseri nje
mesuese te
moshueme
letersie
E ndersa
pimekafe te
forta ne
servise te
thjeshta
Krejt ne
kundershtim
Me pamjen e
fjetun prej
plake
Me peshperit:
Gjynah qe je
kaq i ri
Mes ketyne
gjanave te
stervjetra...