Home Letersi    Humor   Guestbook   Foto Album KontakForumi Fjala e lire          
 

   Lezha ne kendveshtrimin historik.

 

 Te marresh penen e te shkruash per Lezhen eshte mjafte e veshtire dhe me pergjegjesi se ketu e kane zanafillen mjafte ngjarje dhe data jo vetem per Lezhen dhe Lezhjanet por per mbare shqiperine dhe kombin Shqipetare i kudo ndodhur neper bote.

Lezha qyteti bregdetar me nje dhunti te dhuruar nga zoti qe rradhe qytete e kane jo vetem ne Shqiperi por ndoshta edhe ne Ballkan.

Eshte vendi me me shume diell qe shtrihet nga maja e Veles ne shtratin e lumit Drin per tu freskuar ne rrjedhen e Adriatikut e te detit Mesdhe.

Kultura Lezhjane eshte transmetuar qe nga kohrat protourbane e deri ne ditet e sotme kete e vertetojne faktet e shumta,akrolisit ne majen e malit Shelbu qe duket si piramidat e lashta te Egjyptit

 Lezha nje emer kaq i dashur per te gjithe ata qe kane nje obligim ndaj saj.Ky emer ka qene gjithmone i dashur per bij dhe bijat e vete dhe per te gjitha ata qe kane jetuar dhe punuar ne kete qytet te lashte sa vete jeta.Duhet te jemi krenar per kete emer te dashur qe eshte perfaqesuar me dinjitet nga figura te ndritura te historise sone kombetare qe nga kohrat Ilire e deri ne ditet e sotme. Eshte perfaqesuar nga mbreter ilir dhe prijes legjendar si Teuta, mbreti Gent dhe prijesi legjender heroi kombetar Gergj KastriotiI(Skenderbeu). Nga pioneret e kultures sone kombetare poetet e shquar bijte e Lezhes. si Frang Bardhi,Pjeter Zarishti,Preng Doçi ,at Gjergj Fishta, Vellezrit Mati e Kel Kodheli  te njohur ndryshe me mbiemrin (MARUBI) si  pioneret e pare te fotografise shqiptare. Kultura Lezhjane eshte konvergim i traditave kulturore te tri zonave me te pasura te Shqiperise veriperendimore,si Zadrima,Mirdita dhe Malesia e madhe. -Zadrimoret dhe Mirditasit jane popullsi autoktone ndersa malsoret e  Malesise se madhe (malesoret e mbishkodres) kane rane midis lumejvet Mat dhe Drin 200-300 vjet me perpara.Ne kete klime te begate jane shquar indivet me emer ne kulturen tone kombetare

- Si Frang Bardhi 1606-1643 nga fshati Kallmet ipeshkev i Sapes (Zadrimes). Autor i me te parit  fjalor latinisht Shqip te shkruar ne gjuhen latine me rreth 5 mije fjale dhe i apologjise se Skenderbeut  dhe kjo ne latinisht.

-Dom Pjeter Zarishti 1806-1866 nga Blinishti i Zadrimes nder poetet nismetare te rilindjes sone kombetare se bashku me Klerikun me origjine nga Italija Pader  Leonardo  de Martino i cili sherbeu per ma se 30 vjet ne Lezhe.

 -At GJergj Fishta  klerik ,poet, piktor, publicist shkruesin e 17 mije vargjeve ne Lahuten e Malcise si i pari piktor jo anonim lezhjan i cili eshte nderuar me çmime te veçanta nga Akademija e Artevet Figurative te Vjenes.

 -Vellezrit Mati e Kel Kodheli qe jane pioneret e pare te fotografise Shqipetare.

 Nga gjiri i Lezhe kane dale nje grup i shquar dhe e respektuar poetesh si Ndoc Gjetja, Rodolf Marku, Preç Zogaji

 – Ne Lezhe hodhi shtatin fishtjani i njohur shkrimtari , kritiku , publicisti i nderuar Tonin Çobani i cili sherben ne Lezhe per me teper se tre dekada pra Lezha e ka rritut i cili i ka dhene dhe vazhdon ti japi ketij qyteti maksimumun e tij intelektual.Gjithashtu ketu ka lindur , rrapsodi i nderuar  Ded Ndue Lazri i cili me penen e ti shkruajti qindra kenge për festivalet folklorike qe merrte pjese edhe Lezha qe nderuar me çmime te ndryshme ne aren kombetare.

 Perveç treshes poetike.poezija Lezhjane erdhi duke u pasuruar dhe ruajtur traditen nga me te rinjet  ne proze dhe poezi si:-Daniel Gazulli,Ymer Matalija,Kujtim Dashi,Mark Simoni,Alban Bala,Arben Prendi,Lek Gjoka,Bruna Kola,Ndue Hila, Salvator Gjeçi, Tonin Nikolli , Ndue Dragusha,Edmond Kaçeli,Viktor Vakrri, etj.(Lista e poeteve lezhjane nuk ka kurre fund ndaj me te drejte Lezha është quajtur qyteti me shpirt poeti) Ju kerkojme falje per ndonje emer te cilin mundet ta kemi harruar

 -Piktoret e nderuar Martin Luca e Nikolin Ivanaj,Pashk Pervathi,Agim Peraj,Ymer Metalija,Mikel Paluca etj.

 –Skulptoret  Agustin Shyti e Pal Toma. – Te paharruar do te mbeten zerat e kengetarve Lezhjan si Arben e Robnerta Kaçaj ,Mimoza Selimi Mark Nikolli.Drane Gega,Pjeter Haberi,Taze Shqefni,Bari Rustja , djemte e detit si dhe instrumentistat pupollore si Pal Deda,

Kol Guri  e Gjergj Frroku ejt . Ne Lezhe kane zanafillen nje grup publicistesh te nderuar me emer kombetar si Nikoll Lesi,,Tonin Çobani,Martin Leka,Remzi Lani,Aleksander Frangaj, Gjovalin Gjeloshi.

 Lezha ka nje dhurate nga zoti qe rradhe pak qytete te Shqiperise e kane.,malin,fushen dhe detin ,rezervate me peshk e pyje me uje te ftohte. Pra Lezha eshte flori dhe kuluar floririt.....Komunizmi siç shkaterroi tere Shqiperine nuk la pa e shkaterruar as Lezhen tone te shtrenjte....?

 

  -2- Historia e shkurter e Lezhes

 

Ne gjysmen e dyte te shekullit  x  p.e.r. themelohet qyteti I Lezhes me emrin(Akrolisi) qe kishte fortifimin e tij ne maje te mali Shelbu.

- Ne vitin 335-330 p.e.r. perfundon sistemi fortifikues i qytetit qe behet nje nder qytetet me te fortefikuara te  ilirise

- 213-197 lezha sulmohet nga Filipi I Maqedonise

- Shekullin e dyte p.e.r. lezha eshte residence e mbretit Gent.

- Ne shekullin IV eshte nje nga qytetet kryesore te Plaves krahas Shkodres dhe Durresit

-  229-213 p.e.r. Lezha fillon te presi monellen e saj me emrin (lisitian).

- Ne vitin 1220-1221.Neper Lezhe kalon shen,Françesku  azizit i cili krijoj te parin urdher françeskian ne shqiperi.

- Ne vitin 1240 – Ne Lezhe ndertohet kisha Françeskiane  (sot kisha e Dom Lleshit).

- 2 mars te vitit 1444 – Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) organizoi kuvendin e pare te princave Shqipetar,te quajtur "Beslidhja e Lezhes".

 - 13 janar 1468 – Vdes ne Lezhe Gjergj Kastrioti qe kishte ardhe per te mbledhur lidhjen e dyte te princave Shqiptar ne fufte kunder osmanllijve,u varros ne kishen e e Shenkollit ku sot eshte edhe meroriali i tij,per shume e shume shekuj mbi kete kishe ishte ndertuar xhamija e Lezhes.

 - Ne vitin 1478 – Lezhjanet braktisin qytetin dhe vendosen ne ishull te lezhes. Ku organizojne me ndihmen e Venedikut qendresen antiosmane edhe per 23 vjet te tjera..

 - Ne vitin 1501 – Ne Lezhe vjen nga Italije nipi e Gjergj Kastrioti (Skenderbeu i ri) per te organizuar edhe nje here kryengritjen mbare popullore antiosmane.

- Ne vitin 1606 – Lindi ne Kallmet  te Lezhes Frang Bardhi  autori i fjalorit Latinisht-Shqip me rreth 5 mije fjale,si dhe i apologjise se Skenderbeut edhe kjo ne Latinisht.

- 3 - Ndryshimet fonotike te qytetit jane: Lis,Lissus,Lisos,Alesio,Lesh dhe Lezhe. Ne Lezhe ka pasur nje nga rezidencat e saja mbreteresha ilire Teuta.

 

        -Lezhe eshte quajtur e Skenderbeut per tri ngjarje ne historine tane kombetare.

 

- Se pari –Lezhe e beslidhjes se madhe te Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)

- Se dyti,Lezha e vendvarrimit te heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit.

- Se treti, Lezha e Skenderbeut te ri (nipit te Gjergj Kastriotit)  qe deshmon per nje qendrese heroike te popullit shqiptar nen drejtimin e tij kunder regjimit osman.

 - I pari lezhjane qe botoi nje shkrim per qytetin e lezhes eshte Preng Doçi 1846-1917. Themeluesi i shoqerise Bashkimi . Shkrimi i tij "Topografija e Lezhes” u botua ne revisten "Flamuri Arberit" me 30 shtator 1885.Preng Doçi lindi ne malsi te Lezhes ne fshatin  Bulger.

 Sherbeu si meshtare deri ne INDI dhe SH.B.A. Njihet si Abati i Mirdites. Te shumte kane qene ata qe i kane kenduar lezhes kesaj bukurije te rradhe,ketij qyteti plot drite dhurate nga perendia. Nder te tjera Ndre Mjeda shkruante

 

                  "Te falem o lesh i lum per sa madhnija,

                    Shperndau rreth teje merodina e hire

                    E perdorej me cene kujdesi e dije

                    Te sa mjeshtrave lulzue ne kete toke ilire

                 

- Qyteti i 11 portave.

- Lisi eshte qyteti me i fortifikuar i ilirise ne fund te shekullit IV p.e.s. Qyteti zinte nje siperfaqe prej 20 Ha.

 - Karekteristike e 11 portave qe i takonin qytetit te ndare ne kater pjese deshmonin zhvillimin e madhe ekonomik dhe kulturor dhe te lidhjes te shumte me qytete e tjera te ilirise , ndersa porti lumor i siguronte lidhjet me mesdheun.

 - Me qytetin e lezhes lidhet emri i mbretereshes ilire Teuta e cila sulmonte prej ketej anijet romake ne Adriatik,dhe i mbretit Gent  qe arriti te organizoje 15 mije ushtare te armatosur.

- 1703 ne fshatin Merqi afer Lezhes mbahet kuvendi i Arberit

- Ne vitin 1806  lindi ne Blinishte te Lezhes Pjeter Zarishti dhe vdiq ne kallmet ne vitin 1866

- Ne vitin 1846 – Lindi ne Bulger te malsise se Lezhes  Preng Doçi themelusi e shoqerise Bashkimi.

- Ne vitin 1862 – Lindi ne fshatin Kodhel Mati Kodheli.

- Ne vitin 1870 –lindi ne fshatin kodhel    Kel Kodheli.

Mati dhe Kel Kodheli jane te njohur ne shqiperi me mbiemrin “Marubi” dhe jane pionieret e pare te fotagrafise Shqipetare.

 - Ne 1879 –organizohet ne Lezhe kuvendi i krerve kryengritesve te Shqiperise se veriut ne mbeshtetje te lidhjes Shqiptare te Prizrenit marrin pjese 72 perfaqesues.

- Ne vitin 1871 – Lindi ne Fishte at Gjergj Fishta nje nga figurat me te ndritura te histories sone kombetare.

                             I cili shkruan:

 

                        Qielli kalter toka e blere

                   Njatje dimer e k’tu pranvere.

 

Ne qoftese per Naim Frasherin vendlindja ishte shume mall

Gjergj Fishta eshte poeti qe do te mbetet jo vetem per Lezhen por per gjithe kombin Shqiptare,

 

                   “Shkemb i tokes dhe shkemb i shpirtit”

 

- Ne vitin 1896 Lezha ka 5300 banor

 - Ne vitin 1905 – Lezha goditet nga nje termet i fuqishen.

 - Me 3 dhjetor te vitit 1912 – nen kujdesin e vellezerve Coku i ngrit flamuri kombetar ne Lezhe.

 -  Ne vitin 1930 – qyteti i Lezhes ka rreth 1000.

 - Me 20 Nentor 1944 Lezha çlirohet nga forcat nazifashiste

- Ne vitin 1967 lezha nderohet me çmimin “Lauret” ne festivalin e Gjirokastres

- Ne vitin 1970 ansambli i Lezhes dekorohet me medaljen  e “Naim Frashrit” klasi i II

- Ne 1973 Lezha  po ne festival merr per here te dyte çmimin Laurat

- Me 15 prill 1979 -  Lezha perseri goditet nga nje termet  shume i fuqishen qe shkatrroi qytetin dhe fshatra gati tersisht. Por ketu duhet te theksojme se nga pakujdesia  me ose pa dashje e pushtetarve te asaj kohe Lezha ky emer i lashte gati sa vete jeta nuk u restauruan gadinat dhe ndertesat e vjetra shekullore por parkundrezi u shkatrruan dhe ne vend te tyre u ndertuan te rejat qe vertete jane te bukura por kane çuar deri ne zhdukjen , Lezhen e lashtesive e cila sot mbijeton kete emer vetem me dy ndertesa muze dhe me germinet arkeologjike qe vazhdojne edhe sot duke zbuluar çdo dite lissusin e lashtesive qytetin mbi 3 mije vjeçar buze lumit drin.

Lezha sot ka me dhjetra shkolla te mesme pa llogaritur ato fillore dhe tetevjeçare si dhe me dhjetra qendra shendetsore klinika dentare tre spitale te fuqishme,pallatin e kultures si dhe bibloteken e ndertuar ne vitet e demokracise

Lezha sot eshte qender prefekure.

Me ardhjen e demokracise,Lezhes pathuajse i ka ndryshuar faqja krejtesisht, kudo shikon ndertime te reja disa kateshe si ne fshat dhe ne qytet.

Dyqane,qendra bisnesi dhe kulture e tjera te cilet Lezhes po i japin edhe me shume hijeshin e ketij  qyteti bregdetar qe se bashku me qytetin e Shengjinit dhe plazhin e bukur, lagunat ne gji dhe vargmalin e shengjinit krenar do te bejne qe te jene ne qender te vemendjes te vete qeverise shqiptare,te vellezerve dhe motrave ne diaspore kudo neper bote te bisnesmenve nga e gjithe shqiperja dhe e mbare bote,per kete jemi optimiste se natyra e Lezhes dhe e Lezhjanve e meritojne nje gje te tille qe ajo te jete vertete nje perle ne mbare trojet  Shqiptare.

 

                                                                           I mblodhi dhe i pregatiti per Lezhe.net

                                                                                                Ndue Hila

                                                                                                 Detroit  SHBA

Copyright Lezhe.net   - Të gjithë të drejtat e rezervuara  

 

Home   Letersi       Humor    Libri i miqveFoto AlbumKontak    Forumi   Fjala e lire    Histori    e-mail Shtypi Horoskopi  
Lezhe.net 2002-2005 - All Rights Reserved

Ju jeni Vizitori(ja) shtype ta shikosh cili vizitor je ?