Prefektura(Qarku)
i
Lezhes
Historia
Qarku i Lezhės,pėrfaqėson njė zonė tipike tė kulturės dhe
historisė sonė kombėtare,ku manifestohen tiparet e
pėrgjithshme tė saj.Kjo trevė e lashtė e re dhe moderne
mbart pasuri tė rralla traditash
historike,arkeologjike,etnologjike,gjuhėsore,religjioze,folklorike
dhe kulturore tė larmishme.Pėr nga koha e zhvillimit tė
shoqėrisė njerėzore,territori i kėtij qarku,qėndron
historikisht nė tė njėjtin rrafsh me trojet e tjera tė
Ilirisė sė lashtė.
Fiset Abrei,Parthinė,Ardianė,Pirustė,Albanė,qė kanė banuar
kėtu janė bashkėkohės
me,Dalmatėt,Enkeleit,Taulantėt,etj.Lashtėsia e tyre shkon
kėtu e 2000-vjet pėrpara lindjes sė Krishtit. Popullsia e
kėtij rajoni,si dhe pjesa tjetėr e Ilirisė ėshtė
bashkėkohėse e popujve tė lashtė tė mesdheut dhe ka dhėnė
kontributin e vet nė zhvillimet nga lashtėsia e deri mė sot.
Qyteti antik i Lissusit u themelua nė vitin 385 para lindjes
sė Krishtit.Bashkėkohės me tė ėshtė edhe Nimfeumi(Shėngjini
i sotėm),MEDUA (SANGIOVANI DI MEDUA).Qendėr e lashtė ėshtė
edhe Kalaja e Sebasties.Nė Mirditė gjithashtu ka patur
qendra tė rėndėsishme tė lashtėsisė.
Rava e krishtėrimit tė hershėm nė kėto treva u
pėrqafua,trashėgua e u mbart brez pas brezi deri nė ditėt
tona.Feja e krishtėrimit kėtu u bė sunduese njėherėsh me
perandorinė e krishterė nė Europė. Pėrhapja e Krishtėrimit
lidhet me udhėtimet e Shėn Palit Apostull nėpėr Iliri(rreth
v. 68 pas lindjes sė Krishtit),qė u shoqėrua me ndėrtimin e
objekteve tė kultit nė kėto treva.
Iliria e pėrqafoi e para Krishtėrimin.Kėsaj udhe tė Zotit iu
bashkėngjitėn edhe banorėt e hershėm tė viseve tė qarkut tė
Lezhės.Lissusi e Kurbini nė shek IV pas lindjes sė
Krishtit,kanė patur Ipeshvnitė e veta.Dėshmi kjo e
krishtėrimit tė hershėm kėtu.
Pėrpjekjet e banorėve nė mbrojtje tė Krishtėrimit janė
histori tė dhimshme,tragjike dhe monumentale nė llojin e
vet.Pėrmendim dy periudhat mė tė tmerrshme tė tiranive pėr
tė zhdukur dhe ērrėnjosur kėtė besim nga mendja dhe shpirti
i besimtarėve.(Invazionin Osman,pas vdekjes sė Gjergj
Kastriotit dhe sundimin komunist 50-vjeēar).
Besimi tek zoti mundi tu rezistoi barbarive osmane qė ishin
kundra krishtėrimit dhe asaj komuniste qė ishte edhe kundra
zotit.Kjo falė rezistencės sė besimtarėve nė mbrojtje tė
krishtėrimit dhe besimit tė tyre tek ZOTI.
Rindėrtimi i kishave dhe objekteve tė tjera tė kultit pas
90 e nė vijim,pėr nga shpejtėsia e ndėrtimit dhe pėrhapjes
ėshtė e veēantė.Kisha e Shėn-Ndout nė Laē tė Kurbinit e
institucione tė tjera kulti janė kthyer nė qendra tė
rėndėsishme besimi dhe peligrinazhi pėr banorėt e kėtushėm e
mė gjėrė.
Popullsisa me besim katolik ėshtė dominuese nė kėtė
rajon.Kėtu jetojnė edhe popullsi me besim musliman,ortodoks
dhe besime tė tjera si dhe jo besimtarė.Ato kanė ndėmjet
tyre njė bashkėjetesė harmonike tė spikatur,shembull mjaft
domethėnės nė Shqipėri,Ballkan e mė gjėrė.
Ndėr shekuj popullsia e kėsaj zone ėshtė shquar si
bujq,blegtor,detar,mjeshtėr tė pėrpunimit tė
metaleve,zejtarė e tregtarė,e mbi tė gjitha luftėtarė tė zot.
Luftra tė tilla si ato tė v.213 para lindjes sė
Krishtit,iliro-romake v. 228-168 pr. lindjes sė
Krishtit,kryengritja e Batos(v.6-9),rezistenca ndaj sulmeve
Avaro-Sllave tė shekullit VI-IX pas lindjes sė Krishtit e
veēanarisht pėrballimi i eleminimit si komb nga Sllavėt,janė
dėshmi e rezistencės ndėr shekuj tė popullsisė sė kėtij
rajoni.
Kur nė Europė ishin krijuar shtetet feudale,nė kėtė trevė nė
vitin 1190 u formua Shteti i parė Shqiptar,Shteti i
Arbėrit,epigrafi i tė cilit ėshtė gjendur nė fshatin Gėziq
tė Mirditės,dhe ndodhet nė Muzeun Historik Kombėtar nė
Tiranė.Rėndėsi kombėtare paraqet edhe Emblema e Skurajve,qė
u pėrket kėtyre trevave(Kurbin).Kjo periudhė daton edhe me
krijimin e familjeve tė para Princore tė kėtij rajoni (Skurajve,Gjonmarkajve,Dukagjinėve,Blinishtajve
dhe Gazullorėve etj).
Kjo trevė ėshtė mbartėse e ngjarjeve tė mėdha kombėtare
si,Kuvendi i Lezhės,(Lidhja e Lezhės,Besėlidhja e Lezhės)
mbajtur nė Lezhė mė, 1 Mars 1444.Kėtu kryetrimi,Gjergj
Kastrioti,bashkoi princat arbėresh dhe ftoj pėrfaqėsuesit e
gadishullit Apenin nė luftėn e pėrbashkėt
antiosmane.Zgjedhja e Lezhės pėr mbajtjen e kėtij kuvendi
ishte mishėrim i vlerave tė spikatura tė popullsisė e
pėrfaqėsuesėve fisnike tė tyre.
Vdekja e Gjergj Kastriotit,mė 17 Janar 1468,ishte humbje e
madhe pėr trojet Arbėrore dhe popullsinė e kėtij
rajoni.Varrimi i tij u bė nė Kishėn e Shėnkollit nė Lezhė ku
ėshtė ngritur Memoriali,nė nderim tė qėndresės sė tij
kombėtare e nė mbrojtje tė Krishtėrimit.
Kryengritje tė tjera kombėtare do tė organizoheshin mė
vonė,si ajo Gjergj Kastriotit tė Ri(v.1499-1506),Kurbinit
(v.1570) ato tė viteve 1862,1876-1877.Pėr tė vijuar me
kryengritjet pėr Liri dhe Pavarėsi kombėtare tė viteve
(1878-1912),Lidhja e Prizrenit (1878),lufta kundra
shovinistėve Serbo-Malazez (nė luftėn I-rė botėrore
1914-1918) ku Lezha,Mirdita e Kurbini kanė dhėnė kontributin
e tyre.
Nė qeverisjen dhe organizimin e kėtyre zonave rol tė madh
kanė luajtur edhe Bajraqet me prijėsit e tyre bajraktarėt,qė
pėrbėjnė njė model me vlera pėr tu studiuar.Vetėqeverisja e
Mirditės me 12-bajraraqet drejtuar nga Dera Princore e
Gjonmarkajve,janė emblemė e funksionimit administrativ tė
asaj kohe.
Rėndėsi tė madhe nė historinė e kėsaj treve e mė gjėrė,atė
kombėtare kanė kuvendet e mbajtura kėtu si ,Kuvendi i
Zadrimės (1559),Lidhja e Mirditės (Shpal 1570),Kuvendi i
Ndėrfanės (1594),Kuvendi i Dukagjinit (1601),Kuvendi i
Arbėrit (Mėrqi,14-15 Janar 1703) etj.
Kuvendi i Arbėrit,pėr nga problemet e trajtuara,koha kur u
mbajt ka vlera tė mėdha mbarėkombėtare.Meritė kryesore nė
pėrgatitjen dhe zhvillimin e tij ka Papa Klementi XI Albani
me origjinė shqiptare (Kurbinas).
Banorėt e ketyre trevave dhe prijėsit e tyre fisnikė,kanė
njė kontribut tė ēmuar nė pėrgatitjen dhe zhvillimin e
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,( 10 qershor 1878),si dhe nė
shpalljen e pavarėsisė (28 nėntor 1912).Flamuri i pavarėsisė
nė disa vende tė kėtij rajoni (Milot,Rubik,Malaj etj) u
ngrit pėrpara ngritjes sė tij nė Vlorė,dėshmi e shpalljes sė
pavarėsisė mė herėt nė kėto anė.
Banorėt e kėtyre trevave dhe krerėt e tyre kanė mbėshtetur
qeverinė e Mbretit Zog.Ndėrsa nė luftėn N-Ē ato kanė mbajtur
njė qėndrim asnjanės.
Ndaj regjimit komunist qė u instalua nė shqipėri (v.1944 e
mė vonė),pėrgjithėsisht nga banorėt e kėtij territori
qėndrimi ka qenė kundėrshtues.Kėtė e dėshmon organizimi i
njė rezistence antikomuniste afro 10-vjeēare nėn drejtimin e
Komitetit tė Maleve qė vepronte nė malėsitė e kėtyre anėve e
kryesohej nga Mark Gjonmarkaj.Nė pėrbėrje tė tij kishte
burrat mė nė zė tė kėtyre anėve.Kėtė rezistencė e shfrytėzoi
regjimi i kohės pėr tu hakmarrė nė mėnyre primitive ndaj
krerėve dhe shtėpiave mė tė fisshme tė rajonit,duke i vrarė
burgosur dhe interrnuar ato.
Nė zhvillimet shoqėrore,politike e historike tė kėsaj
treve,kanė patur ndikimin e vet figura tė spikatura tė kėsaj
treve si,Frang Bardhi,Pjetėr Zarishti,Atė Gjergj
Fishta,Imzot Gjergj Koleci, Frrok Dedė Bajraktari,vėllezėrit
Dedė e Gjeto Coku,Llesh Nikė Daka,Kolė Toma i Velės
etj(Lezhė),Pjetėr Pėrlati,Bibė Dodė Pasha,Preng Bibė
Doda,Pjetėr Ndue Mardoēi,Zefi i Vogėl,Ambroz
Marlaskaj,Mark Gjonmarkaj,Preng Marka
Prenga,etj(Mirditė),Kokė Malēi,Gjin Pjetri,(Pėrvizi)
etj.(Kurbin)

Harta e Prefektures(Qarkut) se Lezhes