Homepage
   Kryesore
   Home
  Letersia 
  Histori 
    Humor 
    Galeria
    Forumi 
Kallmeti Online 
    Gazetat
  TVShqip
   Koriozitete
    Turizem
    e-mail
 
  
Libri i miqve

    PHP_Nuke
  Horoskopi
     Chat
   Prefektura  
Dritarja e fjales
    Kontakt 

 


Bashkia  Lezhe
Frederik Ndoci 
Kallmeti Online 
Mirdita Online 
Lista Memedheu
Shkodra Online 
Albigranti 



 
Mitologjia nė Lahutėn e Malcis nga Tonin Ēobani
 

Lezha
ndodhet ne veriperendim  te Shqiperise dhe eshte nje krahine me nje histori mijra vjeqare.Ne Lezhe u  be Beslidhja e Lezhes qe nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu  u be  jo vetem bashkimi i trojeve Shqiptare por ishte ky hero nderkombetar qe arriti te mbroje  katolicizmin nga shurja perfundimtare.Vete Papa i asaj kohe e quajti shpetimtarin e Krishterimit ndersa mbreti i Italise i dhuroi krahina te tera ne Jug te Italise si shperblim qe i mbrojti jo vetem krishterimin por edhe Italine ngapushtimi i Turqise.



Pak Histori

Qyteti eshte themeluar ne vitin 385  para eres re nga Dionizi i Sirakuzes.Gjate tere periudhave, qyteti i Lezhes ka luajtur rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare. Vete pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, sebashku me rrethinat e tij, ka bere qe Lezha  qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e plotiko-ushtarake me te rendesishme.

Lezha si qytet dhe biostrukture perfaqeson dicka shume te rendesishme dhe te vecante. Nga pikepamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, perben nje kaleidoskop te mrekullueshem te natyres, gati njelloj principate te pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti, perbejne nje unitet te spikatur. Ne kete kuptim, Lezha, eshte e preferuara e shekujve, nje sinteze e vepres se natyres dhe te njerezve me nje vesk te ndritshem te historise dhe te artit. Ne portat e Lezhes mund te hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyren dhe thelbin e saj, vetem mund te magjepsesh pambarimisht.

Lezha eshte nje grishje e perhershme dhe nje estetike e gjalle e sendeve dhe qyteterimit iliro-shqiptar, nje stacion diturak i mijevjecareve dhe i kenaqesive te vecanta te banoreve dhe te udhetareve. Cdo tregim mitologjik per Lezhen i paraprin historise se saj plot motive dhe kontraste nga me te ndryshmet. Jo me kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, ne shek.XII, e quan Lezhen nje qytet te ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet. Nuk eshte thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu cdo shikues mund ta veshtroje Lezhen ne lartesine e historise se saj, ne ajrin e shekujve si te dale nga frymemarjet poetike te poetit Mjeda, qe ka shkruar mrekullisht dhe poetikisht per Lezhen. Ne Lezhe, nga te kater anet, te rrethojne metaforat e historise. Cdo njeri jeton midis tyre dhe ketu qendron vete sekreti i mbijeteses.

Lezha ka nxierre njerez te zgjuar qe nga Frang Bardhi e deri tek At Gjergj Fishta e me gjere ne ditet e sotme.Fatmirsisht zoti i ka dhuruar Lezhes te trija bukurite natyrore.Pra Lezha ka kryenaltsine e Bjeshkeve ku Mali i Veles rri gjithmone krenar bashke me zonen malore te Kashnjetit apo te Malsise se Lezhes deri ne Rubik ka fushat pjellore si Fushen Lezhe- Shkoder(Zadrimen, Kallmetin ,Torovicen)  edhe Fushen Lezhe -Mat (Manati, Spiten ,Zejmen, Tale etj).Gjithashtu deti Adriatik e gjuan ore e cast me vale brigjet e Lezhes qe fillojne qe me portin e Shengjinit(Shninin) nje nga tre portet me te medhenje te Shqiperise e deri ne Tale tek derdhja e Lumit Mat.Ne Lezhe kalon dhe derdhet ne Adriatik edhe  lumi me i gjate ne Shqiperi lumi Drin. Ne Lezhe ndodhet edhe qendra e prefektures se Lezhes qe perbehet nga tre rrethe qe kane pothuajse te njeten  histori tradite dhe zakone pra ne rrethet e Lezhes(Lezha) Mirdites(Resheni) dhe Kurbini(Laci. 



Lezhe.net do te jete gjithashtu nje ure lidhje mes  jush.Do te kete foto-albumin , do te beje lidhjet tueja ne te gjithe boten ne mes jush si dhe me vendlindjen.Mos ngurroni behuni pjese e saj..(Administratori i i websitit te Lezhes Online Lek Gjoka USA)






                  Ju jeni vizitori(vizitorja) e shtype ta shikosh cili vizitor je ?  Power by Lek Gjoka